Senatorja amerikane viziton Kosovën, pritet në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë

Nacionale

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, ka mirëpritur në Kosovë senatoren amerikane Joni Ernst. Sipas Ambasadës së SHBA-së, senatorja Ernst gjatë pasdites ka zhvilluar takime në Ambasadën amerikane në Prishtinë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Ernst ka vizituar edhe Manastirin e Graçanicës, i cili është pjesë […]

Madhësia e shkronjave

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, ka mirëpritur në Kosovë senatoren amerikane Joni Ernst.

Sipas Ambasadës së SHBA-së, senatorja Ernst gjatë pasdites ka zhvilluar takime në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Ernst ka vizituar edhe Manastirin e Graçanicës, i cili është pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ambasada amerikane nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me takimet e senatores Ernst në Prishtinë.