Qytetarët u mblodhën sot sërish në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, për të protestuar kundër qeverisë në ditën e 78 të protestës.
Pas fjalimeve para kryeministrisë, më pas, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë tubimit, pati tensione mes dy grupe protestuesish. Persona të tjerë në protestë ndërhynë për t’i ndarë dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale.
Prej tre ditësh pjesë e protestës kanë qenë dhe shqiptarët nga diaspora. Në fjalimet e ditës sotme organizatorët bën thirrje për më shumë pjesëmarrje në tubimet./Euronews Albania





