“Çështje kohe”, Man City shpejt e kompleton marrëveshjen me pasuesin e Rodrit

Sport

Manchester City pritet të finalizojë transferimin e Ayyoub Bouaddit pas largimit të Rodrit drejt Barcelonës, sipas Fabrizio Romanos. Klubi anglez tashmë ka arritur marrëveshje me mesfushorin francez për kushtet personale, ndërsa Bouaddi pritet t’i bashkohet Cityt gjatë kësaj vere dhe jo në vitin 2027, siç ishte diskutuar më herët. Tani Manchester City pritet të intensifikojë […]

Madhësia e shkronjave

Manchester City pritet të finalizojë transferimin e Ayyoub Bouaddit pas largimit të Rodrit drejt Barcelonës, sipas Fabrizio Romanos.

Klubi anglez tashmë ka arritur marrëveshje me mesfushorin francez për kushtet personale, ndërsa Bouaddi pritet t’i bashkohet Cityt gjatë kësaj vere dhe jo në vitin 2027, siç ishte diskutuar më herët.

Tani Manchester City pritet të intensifikojë negociatat me Lille për të arritur marrëveshjen përfundimtare, me Romanon që raporton se transferimi mund të mbyllet brenda orëve të ardhshme.

“Manchester City ka marrëveshje me Bouaddin për kushtet personale dhe pritet që të avancojë gjithashtu me Lille për ta mbyllur marrëveshjen në orët e ardhshme”.

“Mund të ndodhë në çdo moment, por Bouaddi pritet t’i bashkohet Manchester Cityt shumë shpejt. Është vetëm çështje kohe”, ka shtuar gazetari italian.

Sipas raportimeve të fundit, Lille pritet të kërkojë 100 milionë euro për 19-vjeçarin dhe kjo shumë mund të paguhet e plotë menjëherë nëse marrëveshja finalizohet.

Transferimi i Bouaddit vjen në një moment të rëndësishëm për Manchester Cityn, i cili po kërkon të riformojë mesfushën pas largimit të Rodrit te Barcelona./Telegrafi/