Arkiva | Teknologji / Shkencë

Kujdes nga Antivirusi i ri i FALSIFIKUAR!

Fortinet ka paraqitur një raport të ri, sipas të cilit është paraqitur një program antivirus fals i cili duket se ka adoptuar disa trika më të avancuar për të mashtruar kompjuterin e viktimës.
Varianti më malware pro-valent gjatë muajit gusht ishte TotalSecurity W32/FakeAlert.LU!tr, një program i dëmshëm që maskohet si softuer antivirus në mënyrë që të shes licenca pa asnjë vlerë për malware që nuk ekziston fare. Në vete ajo ka kapur 37.3 për qind të të gjitha kërcënimeve me malware të detektuara nga kompania gjatë këtij muaji.
Për dallim prej programeve standarde false antivirus, versioni i ri i TotalSecurity ecë një hap më tej duke parandaluar funksionimin e çfarëdo aplikacioneve tjera përveç një ueb shfletuesi, duke pretenduar se ato janë të “infektuara”. Përdoruesi ftohet të pastrojë infektimin duke blerë produktin mashtrues TotalSecurity.
Duke shtuar një shtresë ekstra të sofistikimit në arsenalin e saj- dhe padyshim që këtu ka ndikuar edhe shpejtësia e bllokimit të softuerit antivirus fals nga produktet origjinale të sigurisë – TotalSecurity mund të ndryshojë shkarkimet për të shënjestruar PC të ndryshëm, duke përdorur polimorfozë të anës së serverit. Me fjalë të tjera, versioni i njëjtë i shkarkuar në një PC të viktimës, vazhdimisht do të ndërrojë emrat në mënyrë që ta bëjë më të vështirë gjetjen e tij.

“Kjo është një teknikë që vërehet zakonisht në Botent, siç është  Waledac, dhe është kapur nga zhvilluesit e TotalSecurity. Ky është një shembull i radhës që tregon se duhet pasur shumë kujdes në mbrojtjen e sistemit nga infektimi” tha hulumtuesi kryesor i kërcënimeve pranë Fortinet, Derek Manky.

Sipas Fortinet, sulmet e këtilla demonstrojnë dobësitë e antiviruseve kompjuterike. Një mbrojtje shtresore do të mund të kishte pasur rast më të mirë për të gjetur TotalSecurity, qoftë duke ndërhyrë në spamin e shpërndarë apo duke bllokuar faqen e shkarkimit.

Megjithëse këto lloj kërcënimesh dikur ishin mjaft të rralla, tani po bëhen çdo ditë e më shumë të zakonshme. Një raport i mëhershëm i Fortinet ka theksuar një rritje të kësaj teknike, kurse në korrik u paraqit lajmi se Trojani Krotten ka fikur PC-të e viktimave në disa mënyra para se të bëhej një pagesë e vogël në një rrjet mobil në Ukrainë. Dy muaj para kësaj, Japonezët zbuluan Trojanin e shantazhit Kenzero, që kërcënonte viktimën me postimin e momenteve të “marrshme” në një ueb faqe publike. // PCW Albanian

Postuar ne Teknologji / Shkencë0 Komente

iPhone 4 pa probleme, vjen më 30 shtator

Kanë kaluar disa javë që kur janë diskutuar problemet në lidhje me antenën marrëse të iPhone 4, ndërsa tani flitet iPhone 4 më nuk do të përballet me këto probleme pas datës 30 shtator, pasi nga kjo datë do të ofrohen pajisje të reja që nuk kanë probleme me pranimin e sinjalit.
Raportohet se kompania Apple tashmë ka zgjidhur këtë problem, ndërsa edhe pajisjet e shitura deri më tani, do të mund të evitojnë problemin, përmes disa aplikimeve të reja të cilat do të mund të merren falas përmes internetit.

Postuar ne Teknologji / Shkencë0 Komente

Mundë të kthesh të dhënat që ke humbur gjatë formatimit të HDD-së!

Keni bërë formatimin e HDD-së në kompjutorin tuaj dhe gjatë këtijë procesi keni humbur të dhëna, fotografi, dokumente, dhe gjithçka tjetër me rëndësi për ju edhe doni të i ktheni këto të gjithat, atëher kjo vido është një mësim i mirë për ju se si të bëni një gjë të tillë.
Poashtu në këtë video mundë të shihni dhe linkun adekuat për shkarkimin e programit i cili nevojitet për t’a kryer nj[ proçes të tillë. Nëse brengoseni për faktin që nuk e njihni gjuhën angleze ne ju këshillojmë që vetëm të krzeni të njejtat veprime të cilat kryen personi në video./bujanoci.net/

Postuar ne Teknologji / Shkencë, Tutoriale / How to0 Komente

Bëjë një USB Bootable për Windows 7, XP ose Vista

Kjo video të mëson si të bësh një USB pajisje Bootable për të instaluar Windows 7, xp apo Vista. Për të mësuar duhet të kuptoni gjuhën angleze ose përndryshe mundë të shikoni videon dhe të kryeni të njejtat veprime si personi në video.
Poashtu këtu do të mësoni se cili është programi i duhur (që mundë të shkarkohet falas) në linkun e paraqitur në video për të bërë një USB pajisje Bootable.

Postuar ne Teknologji / Shkencë, Tutoriale / How to0 Komente

Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore përfitojnë nga trajnimet online


Duke pasur parasysh zhvillimin e shpejte të teknologjisë, Qendra për Zhvillimin e Biznesit (QZHB) e Universitetit të Evropës Juglindore në Maqedoni, përveç trajnimeve klasike nëpër klasë vazhdon të ofrojë edhe trajnime online për kompanitë dhe veçanërisht për studentët e saj.
Kjo qendër u ofron kurse ekskluzive të SkillSoft përveç në Maqedoni, edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të zi. Këto kurse nga SkillSoft janë të nivelit të lartë dhe ofrojnë qasje fleksibile për të gjithë të interesuarit në trajnimet që janë dizajnuar të mbështesin të gjitha nivelet e ndërmarrjeve, pavarësisht asaj nëse iniciativat dëshirohen të përmbushen praktikisht apo vetëm të transferohen në dije.

Trajnimet online të SkillSoft shfrytëzohen nga më shumë se 100 kompani më të njohura në botë. Ata mbështeten në SkillSoft në mënyrë që t’iu ofrohet kualitet i lartë, trajnime të dizajnuara për biznes, IT skills, desktop dhe shumë trajnime të tjera. Nëpërmjet trajnimeve të këtij lloji QZHB ju mundëson të punësuarve të cilësdo kompani në territoret ku ajo vepron që të ndjekin trajnimet në çdo kohë dhe në çdo vend. Kjo u mundëson që t’i kryejnë obligimet e tyre në punë dhe në të njëjtën kohë të zgjerojnë njohuritë e tyre duke ndjekur këta kurse.

Trajnimet online ofrohen përmes një marrëveshjeje të licencuar mes universitetit dhe kompanisë me bazë në Britani të Madhe, Skillsoft Skillsoft (www.skillsoft.com), duke i ofruar Universitetit të Evropës Juglindore të drejta ekskluzive për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të zi. Klientët e tanishëm janë: T-home, QBE Macedonija, Cosmofon, KB Prvo penzisko drustvo, TP Consulting, Doganat e Maqedonisë, PTK, etj. Kurse klientët e nivelit global të skillsoft përfshijnë: IBM, Symantec, AVAYA, Unisys, Air Force, Yahoo, Toyota, Honda, GM, AXA Financial, ING, Hilton, etj.

Kurset e trajnimit nga SkillSoft promovohen si bashkëkohore ndaj atyre trajnimeve tradicionale, dhe përveç kësaj ato ofrohen në pako (një pako ka 5 kurse) të cilat përmbajnë një çmim shumë të arsyeshëm. Një certifikatë nga SkillSoft, që është me vlerë ndërkombëtare në komunitetin e biznesit, fitohet pas përfundimit të një pakoje të kurseve.

SkillSoft ofron më shumë se 6000 kurse të ndara në tre kategori kryesore. Desktop Skills, Business Skills dhe IT Skills, të cilat më pas ndahen në kategori të mëtutjeshme kryesore.

Postuar ne Teknologji / Shkencë0 Komente

Thirrjet telefonike tani edhe përmes Gmail-it

Mountain View, 26 gusht – Kompania Google ka lansuar sot një shërbim të ri, i cili do t’i mundësojë përdoruesve që të bisedojnë përmes telefonit e kompjuterit, praktikisht në gjithë botën, duke bërë që një numër më i madh i njerëzve të heqin dorë nga telefonat celularë.

Siç njoftojnë mediet amerikane, të gjitha bisedat në kuadër të këtij shërbim në territorin e SHBA-së dhe Kanadasë, do të jenë falas deri në fund të vitit.

Ky është konkurrenti i shërbimit më popullor aktualisht të këtij lloji – Skype, i cili për bisedat midis telefonit dhe kompjuterit kërkon pagimin e 1.2 deri 2.1 cent në tokën amerikane.

Postuar ne Teknologji / ShkencëKomentet pasive

Facebook tani ka “vlerë afër 40 miliard dollarë”


Facebook tani ka një vlerë prej 33.7 miliardë dollarë, pasi që investitorët kanë paguar deri në 76 dollarë për një aksion në këtë kompani, para se të bëjë ajo kalimin në tregun e aksioneve
Financial Times ka thënë se vlerësimi nënkupton që Facebook tani ka një vlerë më të madhe sesa gjigantët teknologjik si eBay dhe Yahoo!< që kanë në vlerë tregu prej 30.1 miliard dollarë dhe 18.3 miliardë dollarë.

David Gelles, një reporter për The Financial Times shkroi: Aksionet e zakonshme në Facebook po tregtohen për një çmim prej 76 dollarë për aksion pasi që investitorët janë duke u munduar mes vet që të arrijnë të kapin një pjesë të kompanisë para se ajo të futet në ofertë publike, për të cilën analistët thonë se mund të jetë IPO-ja më e madhe teknologjike qysh prej flotacionit prej 1.67 miliard dollarë të Google në vitin 2004.

“Gjersa Facebook dhe kompani tjera të suksesshme si Twitter, LinkedIn dhe Zynga, janë duke vendosur IPO-të e tyre sepse kanë perceptuar një apetit të dobët në tregjet publike, disa investitorë nuk janë duke përmbajtur pritjen. Ata po blejnë aksione në kompani teknologjike gjersa ato janë ende private, duke shpresuar se IPO-të e tyre eventual do të dërgojnë çmimet e aksioneve edhe më lartë”.

Facebook, që ka regjistruar anëtarin e saj numër 500 milion gjatë muajti të kaluar, është momentalisht duke u financuar përmes një përzierje firmash investimi dhe ndërmarrjeve kapitale. Ende nuk dihet se kur do të paraqitet kompania për bursë, por ka gjasa që kjo të mos ndodh para vitit 2011.

Postuar ne Teknologji / ShkencëKomentet pasive

Virus që ju mashtron të fshini antivirusin

Symantec ka bërë të ditur se virusi “AnVi Antivirus”, i detyron përdoruesit të fshinë antivirusin e tyre. Virusi mundohet t’iu mashtrojë që të fshini antivirusin tuaj nga kompjuteri juaj personal.

Në një deklaratë për shtyp të lëshuar sot, Symantec thotë se “AnVi Antivirus” i mashtron përdoruesit se kanë problem me antivirusin e tyre legjitim dhe i detyron ta fshinë atë. Virusi paraqet këtë mesazh:

“Antivirusi i pa certifikuar është detektuar në kompjuterin tuaj. Ju duhet të fshini [emri i antivirusit] për siguri të sistemit.
Vërejtje: Nëse nuk e fshini [emri i programit], shpejtësia e kompjuterit tuaj do të ngadalësohet drastikisht.
Shtypni “OK” për te fshirë [emri i programit]”

Pa mare parasysh nëse klikoni butonin apo jo, virusi do të filloj fshirjen e antivirusit tuaj nga kompjuteri.

Pasi antivirusi juaj legjitim fshihet, virusi lidhet me një ueb faqe dhe fillon shkarkimin e anti-virusit të rrejshëm, i cili pastaj do t’iu shkaktoje shumë telashe. Anti-virusi i rrejshëm pastaj mundohet t’iu bindë se sistemi juaj është gati të eksplodojë nga sasia e madhe e “malware” që keni, te cilat janë gënjeshtra. Pastaj, ju kërkon para për t’ua rregulluar problemin.

“AnVi Antivirusi” mund të futet në kompjuterin tuaj nëpërmjet një “trojani” dhe pasi të aktivizohet, pengon në punën e rregullt të kompjuterit tuaj. Symantec ka paraqitur mënyrën se si mund të fshini virusin në Forumin e Symantec .Ky virus sulmon disa antivirus të Microsoft, AVG, Spyware Doctor, Zone labs dhe Norton

Postuar ne Teknologji / ShkencëKomentet pasive

Fotoaparat me projektues?

Nëse jeni  prej atyre  që  bëheni nervoz, përderisa jeni duke fotografuar dhe dikush ju bezdis me fjalët “Hej bjere aparatin të shikoj veten”, dhe kacafytjet rreth aparatit tuaj, atëhere këtu është zgjidhja për ju, që do të ju lehtëson të shikoni së bashku fotografit pa patur nevoj të nërvozoheni.

Harroni kacafytjet për aparatin digjital që të gjith të shikojnë fotografit nga ekrani i vogël LCD. Nikon prodhoi fotoaparat digjital të konfiguruar në të edhe një projektues. Modeli S1100pj shfaqë fotografit në murë, në mënyrë që të gjith mund ti shohin ato.

Gjithashtu paisja mund të shërbej edhe si një projektues të cilin mund ta lidhni direkt me komjuterin tuaj, për të shfaqur fotografit e tij. Fotoaparati ka sensor me madhësi prej 14 megapiksel dhe 5x zoom optik. Nikon s1100pj ka ekran me madhësi diagonale prej 7,62cm, kurse projektuesi ka një intenzitet prej 14 lumens.

Nikon S1100pj do të shfaqet në tregun e SHBA-ve nga shtatori, dhe do të kushtojë 349$(dollarë).

Postuar ne Teknologji / ShkencëKomentet pasive

Kujdes, “Google” po na përgjon!


“Google” na përgjon. Ai ndjek dhe regjistron lëvizjet tona në rrjet. Sheh atë që kërkojmë, atë që lexojmë apo shohim. E di se ku jemi. I njeh interesat tona, madje edhe ato që ne duam t’i mbajmë të fshehura. Kontrollon përmbajtjen dhe destinacionin e e-mail- eve. Ndoshta pak veta e dinë, dikush dyshon dhe pothuajse të gjithë e injorojnë një fakt të tillë, por e vërteta është pikërisht kështu: “Google” na përgjon, pastaj na skedon, duke e ruajtur informacionin që na përket në një bazë të dhënash për rreth një vit e gjysmë. Tetë navigues në dhjetë që përdorin internetin përfundojnë në databazën e “Google”-it. Sa më shumë arrin të na njohë, aq më shumë do të jetë efikas informacioni që do të gjejmë në sajtet që vizitojmë. Për gjenitë e marketingut është thjesht “bahaviour advertising”, publicitet i personalizuar. Përkundrazi, mbrojtësit e privatësisë përdorin një tjetër term: profiling, analizimin e të dhënave të përdoruesve. Të dhëna mbledhin të gjithë operatorët më të mëdhenj të uebit, por asnjë nuk e bën në mënyrë të tillë siç e bën gjigandi i “Mountain View”. Mirëpo sa informacion arrin të grumbullojë kolosi i rrjetit?

Duart në rrjet

Sipas një kërkimi të Universitetit kalifornian të Berkley, “Google” (me 23.6 miliardë dollarë xhiro vjetore në 2009-n) është në gjendje të kontrollojë dhe përgjojë lëvizjet e atyre që përdorin internetin në masën 88.4 për qind. Këtë e bën sidomos përmes sajteve kult të tij, si motori i kërkimit, shërbimi i postës elektronike (gmail.com), “Youtube”, “Google Maps”, “Picasa”. Por këtë e bën edhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, falë software-ve falas që përdoren nga miliona blogje, administratorë sajtesh apo kompanish, për shembull, “Google Analystics”, aplikacioni që na lejon të shohim “trafikun” e një portali, apo “Adsense”, shërbimi i lajmërimeve publicitare. Rezultati? Baza e të dhënave (databaza) e “Google”-it është më e madhja që mund të ekzistojë sot, por edhe ajo që përmban numrin më të madh të informacioneve për një përdorues të vetëm. Objektivisht është e vështirë të navigosh pa përfunduar më parë në atë që për shumë njerëz është thjesht një motor kërkimi i shpejtë, intuitiv, me moton siguruese “nuk jam i keq”. Slogani u zgjodh personalisht nga dy themeluesit, ish-studentët e Stanfordit, Sergey Brin dhe Larry Page. “Google Inc” blen shoqëri, rrit shërbimet dhe duket se po na imponohet pak nga pak si sporteli i vetëm i nevojave tona online. Tani është edhe në telefona. Me “Admobile” po pushton sektorin e aplikacioneve publicitare për celularët. “Android”, sistemi i tij operativ që mundëson akses të shpejtë me internetin, përdoret një në tre telefona në SHBA. Por paratë “Google Inc” i bën gjithmonë në të njëjtën mënyrë: duke shitur publicitetin.

Gjithmonë të gjurmuar

E zëmë se navigoni për dhjetë minuta në faqen e internetit të “Repubblica”-s. Lexoni një artikull që flet për Berluskonin, pastaj një lajm për kalimin e Murinjos te Reali i Madridit, pastaj në një faqe për shitjen e makinave, një intervistë të regjisorit James Cameron, pastaj kontrolloni llogarinë tuaj bankare dhe i dërgoni një mesazh mikut tuaj në “Facebook”. Në një tjetër kompjuter, i pajisur me një kompjuter në gjendje të bëjë “profilin”, mund të shihje çdo lëvizje që është bërë me syrin e “Google”-it. Rezultati? Numri 4344222, identifikues i browser-it (software i navigimit në këtë rast ishte Explorer) ishte i lidhur me emrin dhe mbiemrin tonë, të marrë në momentin e hyrjes sonë në “Facebook”. Pastaj një listë e plotë fjalësh: Berlusconi, Repubblica, e majta, politika, opozita, banka (dhe emri i saj), Inter, Mourinho, Real Madrid, futboll, sport, film, kinema, Avatar, 3D, Cameron, automobil (dhe emri i makinës që ne kishim klikuar më shpesh). Të gjitha të klasifikuara sipas rëndësisë. “‘Google’ i personalizon lajmërimet në bazë të interesave tona reale. Ja përse publiciteti nuk është më një telash, por bëhet i domosdoshëm dhe përfitues për ata që e përdorin. Për këtë arsye, një përdorues që navigon zakonisht në sajtet e internetit të makinave, do të gjejë të përhapura kudo lajmërime për shitjen e makinave, madje edhe në portalet që nuk kanë lidhje fare me këtë sektor”, tregon një ekspert i sigurisë së internetit. Kështu, teknikisht “Google” është një fabrikë gjigande publiciteti që ka arritur të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e “tragetit”, atë për të cilën breza të tërë shitësish nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje. Megjithatë, gjithçka në kurriz të privatësisë tonë. “Është çmimi që paguajmë për produktet e shtrenjta që ‘Google’ i shpërndan falas. Në fakt, me navigimin ofrojmë të dhëna personale dhe shumë delikate që kanë lidhje, për shembull, me orientimin tonë seksual, shëndetin, besimin, që edhe shërbimet sekrete mund të mos i dinë”. Me pak fjalë jemi të gjithë nën vëzhgim 24 orë në 24.

Mbrojtja

Kompania e “Mountain View”, shoqëria me reputacionin më të mirë në botë sipas revistës amerikane “Forbes”, nuk mendon se e meriton të quhet një “Big Brother” gjigand. “Ne nuk spiunojmë askënd. Është e vërtetë që regjistrojmë navigimin e përdoruesve për të krijuar një përzgjedhje të personalizuar të kategorive të interesit, por gjithçka bëhet në mënyrë anonime. Profilet shoqërohen me një kod numerik, jo me emër dhe mbiemër, siç tregohet në kategorinë “privacy” të sajtit tonë. Pastaj, nëse ke dëshirë, mund të vendosësh ta çaktivizosh shërbimin me programe që shkarkohen në internet, përmes të cilave mund të bllokosh të dhënat e tua”, tregon Marco Panciri, një ekspert i “Google”-it për sigurinë. Por e gjitha kjo është në duart e përdoruesit, dhe ata që nuk janë ekspertë, do e kenë të vështirë t’i përballojnë eksperimente të tilla. Nga ana tjetër, “Google” nuk kërkon kurrë mendim për mbledhjen e të dhënave. Thjesht e bën dhe kaq. Një tjetër pikë e dobët është siguria për anonimatin. Siç u pa, të zbuloje identitetin e dikujt që gjatë navigimit hyn në postën e tij elektronike apo në “Facebook”, është shumë e thjeshtë. “Kompania jonë përpiqet vazhdimisht që profilet të qëndrojnë anonimë, të ndarë nga account-et e regjistruara. Nuk bëjmë kurrë kryqëzimin e të dhënave”, kujton Pancini. Por lind pyetja: Kush i kontrollon kontrollorët?

Dyshimet

Në internet ka shpërthyer biznesi i “ndjekjes”. Bazat e të dhënave shndërrohen në “mall të çmuar” për ata që veprojnë në sektorë të tillë si, për shembull, publiciteti online që zhvillon një xhiro vjetore prej 23 miliardë dollarësh. Një hetim i “Wall Street Journal” tregon se, duke naviguar në 50 sajtet më popullore në SHBA, e gjen veten me kompjuterin të sulmuar nga 3180 fajle specifikë për “profilin”. Mes tyre “Cookies”, “Flashcookies” dhe “Bacon:, që janë software të padukshëm, në disa raste në gjendje “të stilojnë” moshën, seksin, kodin postar, pagën, gjendjen civile, gjendjen shëndetësore të përdoruesve. Spiunë dixhitalë të përdorur mbi të gjitha nga “Google”, “Microsoft” dhe “Quantcast corporation”, por edhe nga një pafundësi kompanish të vogla që e kanë nuhatur këtë biznes dhe janë specializuar në mbledhjen dhe shitjen e sekreteve tona me një kapacitet prej 50-100 mijë profile. Një treg ku qarkullojnë miliarda dollarë. Jo rastësisht një raport i “Privacy International” (organizata jofitimprurëse që merret me monitorimin e sulmeve ndaj privatësisë, të bëra prej kompanive dhe qeverisë), në vitin 2007 e vendoste “Google”-in në vendin e parë mes të këqijve të internetit. “Nuk kërkon autorizimin për trajtimin e të dhënave, ka akses ndaj informacioneve personale, si puna, dëshirat, numrat e telefonit. Për më tepër, nuk tregon kurrë se për sa kohë ruhen këto informacione”, shkruhej në raportin e tre viteve më parë, që “Google” nuk e përgënjeshtroi kurrë. Edhe autoritetet ndërkombëtare po bëhen gjithmonë e më të përgjegjshme për këtë problem. Në SHBA, Komisioni Federal për Tregtinë ka propozuar t’i detyrojë hartuesit e browser-ave të fusin mekanizma bllokimi për të dhënat personale. Të thjeshtë, intuitivë dhe të lehtë për t’u aktivizuar. Në Kanada dhe Australi komisionet parlamentare për privatësinë kanë nisur hetime për “Google”-in. Në Gjermani qeveria po vlerëson nëse duhet apo jo ta bllokojë “Analytics”. Vërtet “Google” i përdor informacionet e përdoruesve vetëm për qëllime promocionale, por ç’mund të ndodhë nëse ato përfundojnë në duar të gabuara?

Lidhje të rrezikshme

“Google is in bed with CIA”, shkroi në vitin 2006 ish-spiuni Robert David Steel, duke alarmuar komunitetin e internetit. Steel sapo kishte braktisur detyrën si rekrutues klandestin për llogari të CIA-s. Akuzoi, madje akuzon edhe sot, se “Google” ndan informacione private me shërbimet sekrete amerikane. Steel jep edhe një emër: Risk Steinheiser, përgjegjës i zyrës së kërkimit dhe zhvillimit te kompania “Google”. Është pikërisht ai njeriu i lidhjes me sekretet. Ky raport “Google”-CIA, sipas asaj që thotë Steele, ka lindur në vitin 1998. “Google” sapo ishte krijuar dhe duke qenë se ishte në vështirësi ekonomike, kishte marrë financime nga CIA. Por shkëmbimet nuk përfundojnë këtu. Në 2004-n Rob Painter, drejtor i repartit të teknologjive INQ-Tel, një komani që zhvillon teknologji për llogari të CIA-s, u bë në një mënyrë të çuditshme menaxher i përgjithshëm i “Google”. “Na përgjon të gjithëve, pavarësisht reputacionit të mirë që ka marrë opinioni publik. Për fat të keq, nuk do të gjeni asnjë tjetër që të flasë për këtë. Gjithçka që do të gjeni, do të jenë pyetje pa përgjigje”, thotë ai. E në fakt pyetje të çuditshme të vijnë menjëherë ndër mend: Përse “Google” i ka shitur kohët e fundit disa servera CIA-s dhe Agjencisë Kombëtare të Sigurisë? Për më tepër, përse u ka dhënë shërbimeve sekrete amerikane “Intellipedia” një software që lejon të administrosh dhe konsultosh përmes internetit një bazë të madhe të dhënash e që përdoret nga spiunët e gjithë botës? Nga “Mountain View” vijnë vetëm përgjigje sipërfaqësore.

Postuar ne Teknologji / Shkencë1 Comment

Radio Bujanoci.Net

Gallery

bilaqi5 bilaci2 shkolla_serbe_ne_bujanoc Bujanoci 28 nëntor 2009 foto 1

Arkiva e lajmeve

 

Kalendari

Shtator 2010
h m m e p s d
« Gus    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930