Kështu pritet të ndahen ulëset në legjislaturën e 11-të në Kuvendin e Kosovës

LAJME

Eksperti i zgjedhjeve nga Demokracia në Veprim (DnV), Eugen Cakolli, ka publikuar projeksionin aktual të përbërjes së Kuvendit të Kosovës bazuar në rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare. n Sipas Cakollit, ndarja e mandateve në këtë fazë reflekton votat e numëruara deri më tani, por rezultati përfundimtar mbetet i hapur për shkak të votave që […]

Madhësia e shkronjave

Eksperti i zgjedhjeve nga Demokracia në Veprim (DnV), Eugen Cakolli, ka publikuar projeksionin aktual të përbërjes së Kuvendit të Kosovës bazuar në rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare.

n

Sipas Cakollit, ndarja e mandateve në këtë fazë reflekton votat e numëruara deri më tani, por rezultati përfundimtar mbetet i hapur për shkak të votave që ende nuk janë procesuar.

n

Ai ka theksuar se rreth 100 mijë vota nga diaspora dhe votat me kusht vazhdojnë të mbeten jashtë llogaritjeve aktuale.

n

“Bazuar në trendet e zgjedhjeve të kaluara, këto vota mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandateve”, ka vlerësuar Cakolli, duke lënë të kuptohet se balanca mes partive politike mund të pësojë ndryshime pas përfundimit të numërimit.