Sali Salihi: Fëmijët shqiptarë në Bujanoc ende pa paralelen e premtuar në gjuhën shqipe

Vendore

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, anëtari i Partisë Demokratike, Sali Salihi, ka ngritur shqetësimin për mungesën e paraleles në gjuhën shqipe për fëmijët e moshës 1 deri në 2 vjeç në Entin Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Bujanoc. Sipas Salihit, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të prindërve dhe pëlqimit të dhënë nga […]

Madhësia e shkronjave

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, anëtari i Partisë Demokratike, Sali Salihi, ka ngritur shqetësimin për mungesën e paraleles në gjuhën shqipe për fëmijët e moshës 1 deri në 2 vjeç në Entin Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Bujanoc.

Sipas Salihit, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të prindërve dhe pëlqimit të dhënë nga Kuvendi Komunal i Bujanocit në dhjetor të vitit 2023, ky vendim ende nuk është zbatuar në praktikë.

“Në vend të urimeve dhe fjalëve të bukura për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duhet të rikujtojmë një padrejtësi që vazhdon t’u bëhet fëmijëve shqiptarë në Bujanoc”, ka deklaruar ai.

Salihi thekson se fëmijët shqiptarë kanë nevojë për qasje të barabartë në arsim dhe kujdes parashkollor në gjuhën amtare, duke shtuar se deklaratat ceremoniale nuk mund të zëvendësojnë zgjidhjen e problemeve konkrete.

Ai ka kërkuar përgjigje nga institucionet kompetente për arsyet e moszbatimit të vendimit të miratuar më herët, duke rikujtuar se tashmë ekziston një balancë më e madhe politike në pushtetin lokal.

“Nëse gjatë mandatit të kaluar ka pasur pengesa dhe arsyetime politike, sot shtrohet pyetja se cili është justifikimi për mosrealizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për fëmijët shqiptarë”, ka theksuar Salihi.

Sipas tij, urimet për fëmijët janë të mirëseardhura, por ato marrin kuptim vetëm kur shoqërohen me rezultate konkrete dhe me respektimin e të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët pa dallim./BujanociNet/