Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka uruar të gjithë fëmijët, duke u dëshiruar një fëmijëri të lumtur, të mbushur me dashuri, shëndet dhe ëndrra të bukura.
Përmes një mesazhi publik, Pajaziti ka theksuar se fëmijët janë pasuria më e madhe e shoqërisë dhe arsyeja pse institucionet duhet të punojnë çdo ditë për një të ardhme më të mirë.

“Sot në zyrën time pata dy mysafirë të veçantë, vajzën time Rigën dhe djalin Lirin. Prania e tyre ma kujtoi edhe më shumë se sa e rëndësishme është të dëgjojmë fëmijët, t’i mbështesim dhe t’u krijojmë kushtet që të rriten të lumtur e të sigurt”, ka shkruar Pajaziti.
Ai gjithashtu ka përmendur programin e organizuar në Shtëpia e Kulturës në Bujanoc, ku me rastin e 1 Qershorit u zhvilluan aktivitete të veçanta për fëmijët, duke sjellë momente gëzimi dhe argëtimi për më të vegjlit.
Në fund të urimit të tij, kryetari i komunës ka theksuar se fëmijët mbeten drita, gëzimi dhe shpresa e së ardhmes./BujanociNet/





