Nisin punimet për urën që do të lidhë Novosellën dhe Suharrnën me Zarbincën

Vendore

Komuna e Bujanocit ka filluar punimet për ndërtimin e urës që do të lidhë fshatrat Novosellë dhe Suharrnë me Zarbincën, një projekt i shumëpritur nga banorët e kësaj zone. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili ka theksuar se projekti kishte mbetur i parealizuar për më shumë […]

Madhësia e shkronjave

Komuna e Bujanocit ka filluar punimet për ndërtimin e urës që do të lidhë fshatrat Novosellë dhe Suharrnë me Zarbincën, një projekt i shumëpritur nga banorët e kësaj zone.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili ka theksuar se projekti kishte mbetur i parealizuar për më shumë se dy dekada.

“Ky është një projekt që ka qëndruar në sirtarët e komunës që nga viti 2003 dhe sot më në fund po bëhet realitet”, ka deklaruar Pajaziti.

Sipas tij, ndërtimi i urës do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e banorëve, të cilët gjatë periudhave me reshje të dendura shiu shpesh janë përballur me vështirësi dhe izolim të përkohshëm.

Ky investim konsiderohet me rëndësi të veçantë për infrastrukturën lokale, pasi do të përmirësojë lidhjen mes vendbanimeve dhe do të krijojë kushte më të mira për lëvizjen e qytetarëve.

Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se realizimi i projekteve infrastrukturore do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me synimin për të zgjidhur probleme që për vite të tëra kanë mbetur pa zgjidhje. /BujanociNet/