Zyrtare: Nedim Bajrami kalon te klubi saudit Al Taawoun

Sport

Nedim Bajrami ka mbyllur aventurën e tij te Rangers. Mesfushori shqiptar është larguar nga klubi skocez dhe është transferuar te Al Taawoun në Arabinë Saudite, me marrëveshjen që tashmë është finalizuar. Klubi saudit ka zyrtarizuar afrimin e reprezentuesit shqiptar, si huazim me të drejt blerje. Nëse realizohet blerja, ai do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare […]

Madhësia e shkronjave

Nedim Bajrami ka mbyllur aventurën e tij te Rangers. Mesfushori shqiptar është larguar nga klubi skocez dhe është transferuar te Al Taawoun në Arabinë Saudite, me marrëveshjen që tashmë është finalizuar.

Klubi saudit ka zyrtarizuar afrimin e reprezentuesit shqiptar, si huazim me të drejt blerje. Nëse realizohet blerja, ai do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare që do ta mbajë në Saudi Pro League deri në vitin 2029.

Rangers pritet të përfitojë rreth 3 milionë euro nga shitja e Bajramit, i cili bëhet një tjetër lojtar që largohet nga “Ibrox” gjatë këtij afati kalimtar.

Klubi saudit i njohur si Ujqërit, e ka prezantuar Bajramin me nofkën “Magjistari”.

Bajrami, 27-vjeçar, iu bashkua Rangersit nga Sassuolo në verën e vitit 2024, por nuk arriti të linte gjurmën e pritur në futbollin skocez.

Edhe pse pati disa paraqitje pozitive, aventura e tij në Glasgow vlerësohet si një tjetër transferim që nuk rezultoi plotësisht i suksesshëm për klubin. /Telegrafi/