Portieri Amir Shaipi e ka kompletuar zyrtarisht kalimin te skuadra spanjolle CD Castellon.
Pasi dështoi transferimi te Amedspor, “gardiani” i Kosovës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës që garon në La Liga 2 nga Lugano.
Castellon që ka për synim inkuadrimin në elitën e futbollit spanjoll ka paguar rreth 1 milion euro për ta pasur në skuadër Shaipin.
“CD Castellon dhe Lugano kanë arritur marrëveshje për transferimin e Amir Shaipit, portieri që i bashkohet skuadrës deri në 30 qershor 2030”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Kjo lëvizje padyshim ka befasuar të gjithë, duke qenë se Shaipi ka qenë i lidhur me disa klube të njohura, por në fund zgjodhi Castellon.
Përndryshe, portieri ka përvojë edhe në Evropë ngase ka përfaqësuar Luganon në 14 paraqitje në Ligën e Konferencës./Telegrafi/






