Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se e kanë shtyrë finalen e Superkupës së Kosovës ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit.
Finalja është paraparë të zhvillohet më 15 shtator, ndërsa është vendosur të zhvillohet më 29 ose 30 shtator 2026.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje e Federatës së Basketbollit të Kosovës:
“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se finalja e ProCredit Superkupës së Kosovës 2026 ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, e paraparë të zhvillohej më 15 shtator, është shtyrë.
Bordi i FBK-së ka miratuar kërkesën zyrtare të Komunës së Rahovecit për shtyrjen e ndeshjes, e cila ishte planifikuar të zhvillohej nga ora 19:00, në Palestrën Sportive “Mizahir Isma” në Rahovec.
Kërkesa e Komunës së Rahovecit është parashtruar për arsye teknike dhe organizative, me qëllim të sigurimit të kushteve të nevojshme për organizimin dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të finales.
Sipas vendimit të Bordit të FBK-së, finalja do të zhvillohet më 29 ose 30 shtator 2026, në Palestrën Sportive “Mizahir Isma” në Rahovec.
Data dhe ora përfundimtare e finales do të përcaktohen pas koordinimit të FBK-së me Komunën e Rahovecit dhe KB Rahovecin 029 dhe do t’i komunikohen me kohë opinionit publik”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/





