“Messi kurrë nuk fliste”, ish-ylli spanjoll kritikon Mbappen dhe Yamalin pas deklaratave arrogante për Topin e Artë

Sport

Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal janë kritikuar ashpër nga ish-lojtari dhe trajneri i Barcelonës, Abelardo Fernandez, për deklaratën e tyre se e meriton ta fitojë Topin e Artë. Abelardo nuk e ka fshehur aspak pakënaqësinë e tij ndaj fjalëve të yllit të Barcelonës, duke theksuar se Yamal nuk është dashur ta bëjë publike një deklaratë […]

Madhësia e shkronjave

Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal janë kritikuar ashpër nga ish-lojtari dhe trajneri i Barcelonës, Abelardo Fernandez, për deklaratën e tyre se e meriton ta fitojë Topin e Artë.

Abelardo nuk e ka fshehur aspak pakënaqësinë e tij ndaj fjalëve të yllit të Barcelonës, duke theksuar se Yamal nuk është dashur ta bëjë publike një deklaratë të tillë.

“Nuk më pëlqeu që Lamine Yamal e tha këtë, ashtu siç nuk më pëlqeu edhe intervista e Kylian Mbappes ditën tjetër”.

Yamal kishte folur për Topin e Artë në emisionin “Universo Valdano”, ku kishte shprehur bindjen se është një prej dy futbollistëve më të mirë në botë dhe se këtë vit e meriton çmimin për shkak të trofeve që ka fituar.

“Me sinqeritet, besoj se janë dy prej nesh që jemi më të mirët në botë dhe këtë vit do ta meritoja unë për atë që kam fituar”.

Por Abelardo e kundërshtoi kategorikisht këtë qëndrim të 19-vjeçarit.

“Mund ta mendosh këtë, por nuk duhet ta thuash. Nuk mendoj se është e drejtë, sepse dukesh keq. Nuk përcjell asgjë pozitive në këtë drejtim”.

“Mendoj se mund ta mendosh dhe të thuash: ‘Mund të jem mes favoritëve, por kurrë nuk e di se kujt do t’ia japin këto çmime…”.

Për ta forcuar argumentin e tij, Abelardo e krahasoi qëndrimin e Yamalit me atë të Lionel Messit.

“Unë kurrë nuk e kam dëgjuar Messin, i cili ka qenë Zoti i futbollit, të thotë diçka të tillë”.

Kritikat ndaj Yamalit vijnë në një moment kur gara për Topin e Artë është në qendër të vëmendjes, me yllin e Barcelonës dhe Kylian Mbappen që konsiderohen ndër emrat më të diskutuar për çmimin./Telegrafi/