Një incident zjarri ka ndodhur sot në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë. Mirlinda Qyqalla, nga zyra e mediave në QKUK, ka konfirmuar se një bojler i vendosur mbi kulmin e Pediatrisë është përfshirë nga zjarri.
“Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin”, tha Qyqalla.
Sipas saj , situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe nuk ka të lënduar apo dëme të tjera.
“Aktiviteti në Klinikën e Pediatrisë vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin”, thuhet në konfirmim.
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në QKUK
<div><div><img width="640" height="334" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2018/12/lajmi-i-fundit.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="842" height="440" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2018/12/lajmi-i-fundit.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Një incident zjarri ka ndodhur sot në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë. Mirlinda Qyqalla, nga zyra e mediave në QKUK, ka konfirmuar se një bojler i vendosur mbi kulmin e Pediatrisë është përfshirë nga zjarri. “Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë</div>






