Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fatmir Krasniqi” në Fushë Kosovë është vendosur dhe funksionalizuar ekrani informues, përmes të cilit qytetarët mund të informohen në kohë reale për listën e barnave esenciale që gjenden në stok në barnatore.
Ky sistem informues u mundëson qytetarëve qasje të drejtpërdrejtë në të dhëna të sakta dhe të verifikueshme mbi disponueshmërinë e barnave esenciale, duke rritur transparencën, llogaridhënien institucionale dhe besimin në shërbimet shëndetësore publike.
Nga Komuna e Fushë Kosovës është bërë e ditur se vendosja e këtij ekrani është pjesë e angazhimeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe informimin e drejtë të qytetarëve. Komuna e Fushë Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar të jetë pranë qytetarëve dhe në shërbim të nevojave të tyre në sektorin e shëndetësisë. /Telegrafi/
Në QKMF-në e Fushë Kosovës funksionalizohet ekrani informues për barnat esenciale
<div><div><img width="623" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815584-ne-qkmf-ne-e-fushe-kosoves-funksionalizohet-ekrani-informues-per-barnat-esenciale.webp" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ne-qkmf-ne-e-fushe-kosoves-funksionalizohet-ekrani-informues-per-barnat-esenciale" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="623" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815584-ne-qkmf-ne-e-fushe-kosoves-funksionalizohet-ekrani-informues-per-barnat-esenciale.webp" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ne-qkmf-ne-e-fushe-kosoves-funksionalizohet-ekrani-informues-per-barnat-esenciale" loading="lazy"></p>Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fatmir Krasniqi” në Fushë Kosovë është vendosur dhe funksionalizuar ekrani informues, përmes të cilit qytetarët mund të informohen në kohë reale për listën e barnave esenciale që gjenden në stok në barnatore. Ky sistem informues u mundëson qytetarëve qasje të drejtpërdrejtë në të dhëna të sakta dhe të</div>






