“Vrisni, vrisni shqiptarët”, skandal në UFC Beograd: Buzukja u përball me thirrje anti-shqiptare nga tribunat

Sport

Atmosfera në UFC Beograd ishte e nxehtë jo vetëm brenda oktagonit, por edhe në tribuna, ku një moment para përballjes së Dennis Buzukjas shkaktoi shumë reagime. Luftëtari amerikan me prejardhje shqiptare u shfaq në arenë duke mbajtur në duar flamurin shqiptar, një veprim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut në sallë. Sipas raportimeve nga mediat, […]

Madhësia e shkronjave

Atmosfera në UFC Beograd ishte e nxehtë jo vetëm brenda oktagonit, por edhe në tribuna, ku një moment para përballjes së Dennis Buzukjas shkaktoi shumë reagime.

Luftëtari amerikan me prejardhje shqiptare u shfaq në arenë duke mbajtur në duar flamurin shqiptar, një veprim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut në sallë.

Sipas raportimeve nga mediat, një pjesë e tifozëve në tribunë reaguan me thirrje fyese ndaj Buzukjas, duke krijuar një atmosferë të tensionuar para fillimit të duelit.

“Vrisni, vrisni shqiptarët”, ishin brohoritjet e turmës në momentin kur Buzukja u fut me flamurin shqiptar në krah.

Buzukja u përball me luftëtarin Bogdan Grad në kategorinë featherëeight, në një duel që u zhvillua nën një presion të madh nga publiku vendas.

Pas përfundimit të përballjes, fitorja iu dha Gradit, ndërsa publiku serb festoi fuqishëm triumfin e tij. Megjithatë, atmosfera në Beograd Arena mbeti e tensionuar deri në fund të mbrëmjes.

Momenti i hyrjes së Buzukjas me flamurin shqiptar dhe reagimi i një pjese të tifozëve u bënë ndër skenat më të komentuara të mbrëmjes së UFC-së në Beograd./Telegrafi/