Donald Trump ka deklaruar se “anijet po fillojnë të lëvizin” duke u larguar nga Ngushtica e Hormuzit, rrugë kyçe detare që sipas tij Irani e kishte bllokuar efektivisht që nga fillimi i luftës.
Presidenti amerikan tha se shumë nga anijet “ishin të ngarkuara me naftë” ndërsa po lëviznin, duke pretenduar se korridori i quajtur “Autostrada Jugore” ishte “plotësisht i sigurt, i mbrojtur dhe i pastër”.

“Anijet po fillojnë të lëvizin, shumë prej tyre të ngarkuara me naftë, duke dalë nga Ngushtica e Hormuzit. Ato po kalojnë përmes ‘Autostradës Jugore’, e cila është plotësisht e sigurt, e mbrojtur dhe e pastër. Ka edhe zona të tjera lëvizjeje, gjithashtu!!!”, tha Trump.
Lideri amerikan kishte deklaruar një ditë më parë se anijet duhet të “ndiznin motorët” dhe “ta linin naftën të rrjedhë”, duke njoftuar hapjen e sërishme të Ngushticës së Hormuzit.
Megjithatë, pak më vonë ai u tërhoq nga deklaratat, duke thënë se rruga kryesore detare do të hapej të premten, kur pritet të nënshkruhet marrëveshja.
Ai gjithashtu urdhëroi që të hiqej bllokada amerikane ndaj porteve iraniane në atë kohë.
Sipas tij, ngushtica do të jetë “përherë pa tarifa kalimi”, i tha ai New York Times një ditë më parë.
Në periudhat para luftës, mesatarisht mbi 100 anije në ditë kalonin përmes këtij nyje strategjike për tregjet globale të naftës dhe gazit. /Telegrafi/





