Pak para finales së madhe të Ferma VIP, disa prej ish-konkurrentëve të këtij edicioni kanë ndarë në “Mes’Dritë” përjetimet e tyre pas daljes nga reality show, marrëdhëniet me banorët e tjerë dhe mënyrën se si janë pritur nga publiku.
Romir Zalla pranoi se rikthimi në jetën e përditshme nuk ka qenë aq i thjeshtë sa e kishte menduar.

“Më vjen keq që tendenca ka qenë më shumë për të na keqkuptuar sesa për të na kuptuar. Keqkuptimi më i madh ka qenë puna e të qenurit ‘aktiv’, një nocion që unë e konceptoj ndryshe nga të tjerët”, tha Romiri.
Ndërsa Indri u ndal te raportet me ish-banorët e tjerë, duke treguar se jo të gjithë vazhdojnë të komunikojnë me të. Ai u pyet për raportin me Vanesën pas përfundimit të eksperiencës në fermë ku zbuloi se mes tyre nuk ka komunikim.
“Mbrëmë u takuam me Vanesën. Patëm një takim shumë të ftohtë nga ana e saj. Mua më erdhi spontanisht me e përqafu. Ajo me të drejtë me distancoi. Gresa nuk më foli, çfarë ka Gresa me mua. Edhe Malbora nuk më flet. Vanesën mund ta kuptoj po të tjerët çfarë kanë me mua. Unë flas me të gjithë, por ka disa që nuk më flasin mua. Për mua, kur mbaron ferma, kujtoj vetëm momentet e paharrueshme, jo keqkuptimet“, u shpreh Indri.
Pavarësisht gjithçkaje që kanë pasur brenda fermës, Indri nuk i kurseu vlerësimet për këngëtaren.
“Vazhdoj të mendoj se Vanesa ka një nga zërat më të bukur dhe më të çmuar në panoramën shqiptare dhe atë ndërkombëtare”, deklaroi mes tjerash. /Telegrafi/





