Man Utd pranon një klauzolë të veçantë për të lejuar largimin e lojtarit të padëshiruar

Sport

Manchester United ka pranuar një klauzolë të veçantë si pjesë e marrëveshjes për largimin e portierit Altay Bayindir, i cili do ta vazhdojë karrierën në Spanjë. Portieri i kombëtares turke do ta kalojë sezonin 2026/27 te Celta Vigo, pasi u transferua në formë huazimi për një sezon në fillim të këtij muaji. Bayindir u konsiderua […]

Madhësia e shkronjave

Manchester United ka pranuar një klauzolë të veçantë si pjesë e marrëveshjes për largimin e portierit Altay Bayindir, i cili do ta vazhdojë karrierën në Spanjë.

Portieri i kombëtares turke do ta kalojë sezonin 2026/27 te Celta Vigo, pasi u transferua në formë huazimi për një sezon në fillim të këtij muaji.

Bayindir u konsiderua i tepërt në skuadrën e Unitedit pas ardhjes së portierit veteran Karl Darlow si lojtar i lirë. Për 28-vjeçarin, huazimi te Celta mund të jetë edhe ndeshja e fundit me fanellën e “Djajve të Kuq”.

Marrëveshja mes dy klubeve përfshin një opsion blerjeje prej rreth 4 milionë eurosh, ndërsa Bayindir ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Unitedin. Klubi anglez ka mundësi ta zgjasë atë edhe për një vit, por duket se nuk dëshiron ta mbajë portierin përtej kësaj vere.

Bayindir e nisi sezonin e kaluar si portieri i parë nën drejtimin e Ruben Amorimit, pasi zëvendësoi Andre Onanan. Megjithatë, pas humbjes 3-1 ndaj Sunderlandit në shtator, ai humbi vendin në formacion ndaj Senne Lammens dhe nuk arriti ta rikthente atë.

Me Lammens, Darlow dhe Tom Heaton në repartin e portierëve, United i dha dritën jeshile largimit të turkut drejt Spanjës.

Sipas Faro de Vigo, përmes Sport Witness, drejtori i Celta Vigos, Garces, ka zbuluar një detaj interesant të marrëveshjes. Shuma që klubi spanjoll do t’i paguajë Unitedit për huazimin lidhet drejtpërdrejt me minutat që Bayindir do të luajë.

Madje, sa më shumë të luajë Bayindir, aq më e ulët do të jetë kostoja e huazimit për Celta Vigon.

“Nëse ka një pagesë për huazimin, ajo reduktohet në varësi të numrit të ndeshjeve që ai luan. Kemi edhe opsionin e blerjes dhe, për më tepër, United mbulon një pjesë të pagës së tij”, ka deklaruar Garces.

Kjo klauzolë lë të kuptohet se Manchester United preferon që Bayindir të ketë një sezon të suksesshëm në Spanjë dhe që transferimi i tij te Celta të bëhet përfundimtar, në vend që klubi anglez të aktivizojë opsionin për t’ia zgjatur kontratën edhe për një sezon./Telegrafi/