Kampionia e Kosovës Trepça ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te gjiganti kroat KK Split.
Skuadra mitrovicase arriti triumf me rezultat 69-78 (22-19, 6-19, 23-18, 18-22).

Split e nisi më mirë për ta marrë epërsinë në çerekun e parë me tri pikë përpara 22-19, por Trepça tregoi forcën frikshëm në të dytin për ta mbyllur me 13 pikë avantazh (6-19).
Split tentoi të kthehet në çerekun e tretë për ta fituar me pesë pikë epërsi (23-18), mirëpo mitrovicasit nuk lejuan befasi për ta fituar çerekun vendimtar 18-22 si dhe njëkohësisht ndeshjen.
Me këtë fitore, Trepça merr fitoren e parë në Evropë, kurse më 21 tetor do ta presë Opavan. Aktualisht, kampionia e Kosovës renditet e dyta në grupin A me tre pikë, një më pak se lideri Trier./Telegrafi/





