Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave, policia përdor gaz lotsjellës

Nacionale

Situata në Tiranë është tensionuar gjatë protestës në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë hapur dyert e Ministrisë së Financave dhe, sipas raportimeve i kanë vënë flakën godinës. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë përshkallëzuar, ndërsa efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Ndërkohë, protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të […]

Madhësia e shkronjave

Situata në Tiranë është tensionuar gjatë protestës në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë hapur dyert e Ministrisë së Financave dhe, sipas raportimeve i kanë vënë flakën godinës.

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë përshkallëzuar, ndërsa efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Ndërkohë, protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të tjera, ndërsa në zonë janë raportuar dëme të konsiderueshme materiale.

Autoritetet po vijojnë veprimet për menaxhimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara gjatë protestave në kryeqytet./Telegrafi/

Komentet