Deri në 7 vjet burgim për vepra të caktuara, Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit

Nacionale

Policia e Shtetit në Shqipëri ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe djegien e pronës publike dhe private, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve në protestë që të distancohen nga personat e dhunshëm. Përmes një reagimi publik, Policia u ka kërkuar protestuesve të ruajnë vetëpërmbajtjen dhe qetësinë, duke theksuar se tubimet […]

Madhësia e shkronjave

Policia e Shtetit në Shqipëri ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe djegien e pronës publike dhe private, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve në protestë që të distancohen nga personat e dhunshëm.

Përmes një reagimi publik, Policia u ka kërkuar protestuesve të ruajnë vetëpërmbajtjen dhe qetësinë, duke theksuar se tubimet nuk duhet të përdoren si mbulesë për akte dhune dhe shkatërrimi.

“Çdo person që ushtron dhunë, djeg apo shkatërron pronën, ose sulmon punonjësit e Policisë, mban përgjegjësi individuale dhe do të përballet me ligjin, në përputhje me veprën e kryer”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Policia ka rikujtuar gjithashtu se Kodi Penal parashikon dënime deri në shtatë vjet burgim për vepra të caktuara që lidhen me dhunën dhe shkatërrimin e pronës me zjarr, në varësi të rrethanave dhe pasojave të shkaktuara.

Sipas Policisë, veprimet e dhunshme dhe djegia e pronës paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve, si dhe për pronën publike dhe private.

Në përfundim, Policia e Shtetit ka theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna dhe shkatërrimi nuk janë pjesë e saj, duke paralajmëruar se çdo shkelje e ligjit do të trajtohet me vendosmëri.

“Ruajtja e qetësisë dhe e sigurisë është përgjegjësi e gjithsecilit”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Komentet