Liverpooli ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te LASK, në kuadër të xhiros së dytë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
“Reds” arkëtuan pikët e plota falë një fitore 3-6, sfidën dramatike ku u shënuan nëntë gola.
Ronald Araujo shënoi me kokë për të kaluar Liverpoolin në epërsi (22’), kurse dy minuta më vonë Bradley Barcola e dyfishoi avantazhin.
Ylli francez pastaj përfitoi nga asistimi i Florian Wirtz për të shënuar edhe golin e dytë personal, si dhe të tretin për mysafirët (37’).
Jeremie Frimpong u përkujdes për golin e katërt pas asistimit të Tsimikas (51’).
LASK-u pastaj dha shenja jete për të shënuar golin e parë përmes të inkuadruarit Ljubicic (63’), mirëpo tre minuta më vonë Barcola e kompletoi het-trikun (66’).
Golin e fitores e vulosi i riu Koumas me një finalizim të bukur (72’).
E tëra që bëri skuadra austriake ishte dy golat e fundit në ndeshje përmes Flecker që u asistua nga Dibango (74’, 77’).
Liverpooli me këtë fitore shkon në kuotën e gjashtë pikëve ndërsa LASK-u mbetet pa pikë./Telegrafi/






