Blerjet në supermarket janë pjesë e përditshmërisë, por shpesh shpenzojmë më shumë sesa kemi planifikuar. Megjithatë, kursimi nuk do të thotë të hiqni dorë nga produktet dhe shijet e preferuara. Mjafton pak planifikim dhe shfrytëzimi i ofertave javore.
Para se të shkoni në market, kontrolloni çfarë keni në kuzhinë dhe përgatitni një listë me produktet që ju nevojiten. Kështu shmangni blerjet e panevojshme dhe mbani buxhetin nën kontroll.

E para se të bëni blerjet, hidhini një sy ofertave javore të marketeve. Shumë nga produktet që përdorni çdo ditë, nga ushqimet bazë deri te përbërësit për gatimet e preferuara, mund t’i gjeni me çmime më të favorshme. Duke përfituar nga zbritjet për produktet që ju nevojiten, mund të kurseni pa hequr dorë nga cilësia dhe shija.
Blerja në sasi të mëdha nuk është gjithmonë kursim. Kushtojini vëmendje afatit të përdorimit dhe shmangni grumbullimin e produkteve që mund të përfundojnë të papërdorura.
Me pak planifikim dhe duke shfrytëzuar ofertat javore, mund të kurseni më shumë dhe të vazhdoni të shijoni produktet tuaja të preferuara.





