“TETOVË! TURPI T’i mbuloftë udhëheqësit politikë!”, reagon Bardhyl Mahmuti pas heshtjes së institucioneve për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

Magazina

<div><div><img width="640" height="384" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802867-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Nesër i jepet lamtumira e fundit Shpat Kasapit" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="750" height="450" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802867-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Nesër i jepet lamtumira e fundit Shpat Kasapit"></p>Aktivisti Bardhyl Mahmuti ka kritikuar instituacionet maqedonase që nuk kanë shpallur ditë zie për vdekjen e këngëtarit të njohur Shpat Kasapo. “TETOVË! TURPI T’i mbuloftë udhëheqësit politikë!”, shkruan Mahmuti duke kritikuar ashpër Qeverinë qendrore dhe strukturat lokale për mosrespektimin e pikëllimit popullor pas vdekjes së këngëtarit shumë të dashur, Shpat Kasapi. Reagimi i plot: TETOVË! […]</div>

Madhësia e shkronjave

Aktivisti Bardhyl Mahmuti ka kritikuar instituacionet maqedonase që nuk kanë shpallur ditë zie për vdekjen e këngëtarit të njohur Shpat Kasapo.
“TETOVË! TURPI T’i mbuloftë udhëheqësit politikë!”, shkruan Mahmuti duke kritikuar ashpër Qeverinë qendrore dhe strukturat lokale për mosrespektimin e pikëllimit popullor pas vdekjes së këngëtarit shumë të dashur, Shpat Kasapi.
Reagimi i plot:
TETOVË! TURPI T’I MBULOFTË UDHËHEQËSIT POLITIKË!
Më 16 tetor të vitit 2007 vdiq aksidentalisht këngëtari maqedonas Todor Proeski, i njohur si Toshe Proeski. Në shenjë pikëllimi, Qeveria e atëhershme e Maqedonisë (VMRO–PDSH) shpallën 17 tetorin zi kombëtare, ndërkaq qyteti i lindjes së tij, Krusheva, shpalli tri ditë zie!
Më 26 nëntor 2025, vdiq nga arresti kardiak Shpat Kasapi, këngëtari më i popullarizuar shqiptar i viseve shqiptare nën Maqedoni.
Meqenëse Shpat Kasapi vdiq në Itali dhe transferimi i kufomës mori kohë katër ditë për ta sjellë në vendlindje, udhëheqësit e pushtetit qendror dhe lokal kishin në dispozicion katër ditë që të respektonin zyrtarisht dhembjen dhe pikëllimin e shqiptarëve. Për turp, si pushteti i nivelit qendror ashtu edhe ai i pushteti lokal, injoruan tërësisht dhembjen dhe pikëllimin tonë!
Sidoqoftë, për familjarët është një lehtësim i madh kur shohim që qindra mijëra mesazhe ngushëllimi na kanë ardhur nga të katër anët e globit për të ndarë me ne dhembjen e madhe!
Shpat Kasapi ishte një YLL, drita e së cilit do të vazhdojë të shihet edhe gjatë shekujve në vijim.