Nga spitali në Zvicër, Xhuli Nura: Ja tani, ja kurrë duhet të jemi bashkë për luftëtarët tanë

Magazina

Xhuli Nura prej disa ditësh ndodhet në një spital në Zvicër, ku po qëndron nën kujdesin e mjekëve ndërsa pret të sjellë në jetë binjakët e saj. Pavarësisht situatës personale dhe pritjes për një moment të rëndësishëm familjar, Nura ka ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë dhe ka reaguar publikisht për situatën politike […]

Madhësia e shkronjave

Xhuli Nura prej disa ditësh ndodhet në një spital në Zvicër, ku po qëndron nën kujdesin e mjekëve ndërsa pret të sjellë në jetë binjakët e saj.

Pavarësisht situatës personale dhe pritjes për një moment të rëndësishëm familjar, Nura ka ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë dhe ka reaguar publikisht për situatën politike në vend, veçanërisht pas vendimit të fundit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka treguar se qëndrimi në spital nuk ka qenë arsyeja kryesore e shqetësimit të saj gjatë këtyre ditëve.

Sipas saj, ajo që e ka rënduar më shumë është pamundësia për të qenë fizikisht pranë qytetarëve në protestat e zhvilluara në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Këto ditë nuk jam mërzitur që jam në spital, por për pamundësinë me qenë në çdo protestë të mundshme”, ka shkruar Nura.

Ajo më tej ka bërë thirrje për bashkim dhe unitet, duke theksuar se, sipas saj, është momenti që të punohet për gjetjen e një zgjidhjeje për luftëtarët e UÇK-së.

“Ja tani, ja kurrë duhet të jemi unitet dhe të punojmë për një zgjidhje për luftëtarët tanë që na sollën lirinë në Dardani”, ka deklaruar tutje.

Reagimi i Nurës vjen në një kohë kur në Kosovë po mbahen protesta të njëpasnjëshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. /Telegrafi/