Shtatzënë me fëmijën e tretë, Anne Hathaway tërheq vëmendjen me paraqitjen elegante

Magazina

Anne Hathaway tërhoqi vëmendjen në hapjen e dyqanit të ri të Moncler në New York, ku u shfaq me një veshje elegante prej xhinsi dhe la të dukshëm barkun e saj të rrumbullakosur. Aktorja 43-vjeçare, e cila pret fëmijën e saj të tretë me bashkëshortin Adam Shulman, kishte lënë pjesërisht të zbërthyer bluzën xhins në […]

Madhësia e shkronjave

Anne Hathaway tërhoqi vëmendjen në hapjen e dyqanit të ri të Moncler në New York, ku u shfaq me një veshje elegante prej xhinsi dhe la të dukshëm barkun e saj të rrumbullakosur.

Aktorja 43-vjeçare, e cila pret fëmijën e saj të tretë me bashkëshortin Adam Shulman, kishte lënë pjesërisht të zbërthyer bluzën xhins në pjesën e poshtme, duke nxjerrë në pah shtatzëninë.

Ajo e kompletoi pamjen me sandale të zeza prej lëkure, ndërsa flokët e gjatë brune i mbajti të lëshuar, shkruan DailyMail.

Hathaway është tashmë nënë e dy djemve, Jonathan, 10 vjeç, dhe Jack, gjashtë vjeç. Shtatzëninë e tretë e konfirmoi gjatë turneut promovues për “The Devil Wears Prada 2”, duke surprizuar fansat.

Në event, ajo u shoqërua nga emra të njohur të Hollywood-it, mes tyre Julia Roberts dhe Cher.

Brenda dyqanit ishte edhe bashkëshorti i saj, Adam, me të cilin Hathaway u fotografua gjatë festimeve.

Më pas, aktorja përshëndeti fansat jashtë dyqanit duke u dërguar puthje dhe duke u bërë me dorë.

Këtë vit, Hathaway ka qenë mjaft aktive në kinema, me role në “Mother Mary”, “The Devil Wears Prada 2”, “The Odyssey” dhe “The End of Oak Street”, ndërsa “Verity” pritet të publikohet muajin e ardhshëm.

Javën e kaluar u bë e ditur gjithashtu se ajo do të luajë përkrah Tom Cruise në “Days of Thunder 2”, që pritet të dalë në vitin 2028. /Telegrafi/