Aktori britanik Orlando Bloom dhe kolegët e tij Rooney dhe Kate Mara shkaktuan një stuhi reagimesh nga publiku me skenën e tyre të seksit në filmin e Werner Herzog “Bucking Fastard”.
Shumë e konsiderojnë të neveritshme që ai filmoi skena eksplicite me binjakë.
“Kjo është kaq e çuditshme”, “Çfarë dreqin po ndodh? Pse motrat Mara pranuan këtë?”, “Jam e shokuar që e bënë këtë. Thjesht e çuditshme”, janë disa nga komentet në Reddit. Kishte edhe nga ata që nuk panë asgjë të pakëndshme në këtë.
“Bëhet fjalë për aktrim. Janë të gjithë të rritur”, “Tingëllon e çuditshme, por është e bazuar në një histori të vërtetë. Pra, mendoj se ka ndodhur vërtet”, shkruan përdoruesit e rrjetit social të lartpërmendur.
– YouTube youtu.be
Orlando Bloom foli për skenat e tij seksuale me Rooney dhe Kate Mara në Festivalin e Filmit në San Sebastian fundjavën e kaluar.
“Ka një thjeshtësi të tillë tek personazhet dhe dëshirat e tyre mishore, por edhe një pafajësi tek motrat”, tha ai, sipas Variety. Ai tha gjithashtu se ai dhe motrat Mara krijuan “një moment shumë të ndershëm”.
Regjisori Werner Herzog reflektoi gjithashtu mbi skenën, duke thënë se ka momente kur një regjisor “duhet të bëjë një hap prapa”.
“Je shtrirë në shtrat dhe ke dy gra në krahë. Nuk mund të të jap udhëzime se si ta përballosh këtë,” tregoi Herzog atë që i tha Bloom-it.
Regjisori e përshkroi momentin si të bukur, duke shtuar se skena kishte “shumë bukuri dhe thellësi”. “Bucking Fastard” pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Venecia më 3 shtator. Ende nuk dihet se kur do të dalë në kinema.
Ngjarja e filmit është frymëzuar nga historia e vërtetë e binjakeve identike britanike Freda dhe Greta Chaplin. Historia ndjek motrat binjake Jean dhe Joan Holbrooke (të luajtura nga Kate Mara dhe Rooney Mara) të cilat janë aq të lidhura sa funksionojnë pothuajse si një qenie e vetme. /Telegrafi/






