Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani, ka befasuar ndjekësit me disa fotografi të publikuara në llogarinë e saj në Instagram.
Artistja ka bërë një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve me look-un e ri.
Fotografitë morën reagime të shumta, ndërsa komentet ishin të ndara. Disa prej ndjekësve e kritikuan këngëtaren, duke e akuzuar për “blackfishing”, ndërsa të tjerë e komplimentuan për paraqitjen e saj.
Një prej komentuesve madje i shkroi se i ngjante artistes së njohur amerikane, Ciara.
Megjithatë, pjesa më e madhe e komenteve ishin kritike, me disa ndjekës që e akuzuan për “blackfishing” – një term që është përhapur gjerësisht vitet e fundit.
“Blackfishing” përdoret për të përshkruar rastet kur një person që nuk është me origjinë afrikane ndryshon në mënyrë të qëllimshme pamjen e tij për t’u dukur si një person me ngjyrë, veçanërisht me origjinë afrikane.
Termi përdoret kryesisht në rrjetet sociale dhe shpesh shoqërohet me kritika ndaj personave që perceptohen se përvetësojnë një pamje ose elemente të caktuara kulturore.
Vitet e fundit, krahas debatit për “blackfishing”, janë shtuar edhe diskutimet dhe kritikat ndaj personave që akuzohen për përvetësim kulturor, pra për përvetësimin e elementeve të një kulture tjetër pa pasur lidhje të drejtpërdrejtë me të.






