Top 15 lojtarët me karrierë ndërkombëtare që erdhën të luajnë në Superligën e Kosovës

Sport

Nga legjionarë të njohur te yje me përvojë në Evropë – Superliga e Kosovës është bërë gjithnjë e më tërheqëse për futbollistë me karrierë ndërkombëtare. Futbolli i Kosovës ka shënuar një rritje të dukshme në vitet e fundit, jo vetëm në aspektin e organizimit dhe konkurrencës, por edhe sa i përket emrave që kanë zgjedhur […]

Madhësia e shkronjave

Nga legjionarë të njohur te yje me përvojë në Evropë – Superliga e Kosovës është bërë gjithnjë e më tërheqëse për futbollistë me karrierë ndërkombëtare.

Futbolli i Kosovës ka shënuar një rritje të dukshme në vitet e fundit, jo vetëm në aspektin e organizimit dhe konkurrencës, por edhe sa i përket emrave që kanë zgjedhur të bëhen pjesë e Superligës.

Në kampionatin kosovar kanë zbarkuar futbollistë me përvojë në liga të ndryshme evropiane, reprezentues të Shqipërisë, Kosovës dhe shteteve të tjera, si dhe lojtarë që kanë provuar skenën e garave evropiane. Kjo ka bërë që Superliga të fitojë më shumë vëmendje dhe të sjellë një dimension të ri në afatin kalimtar.

Rasti më i fundit është ai i Besar Halimit, i cili pak ditë më parë u zyrtarizua si përforcim i Dritës. Mesfushori me përvojë në Bundesliga, Superligën e Danimarkës, Zvicër, Poloni e Letoni iu bashkua klubit gjilanas pas aventurës së tij në Marok, duke u bërë një tjetër emër i njohur që zgjedh futbollin kosovar.

Halimi është vetëm një nga shembujt e një liste gjithnjë e më të gjatë lojtarësh me karrierë ndërkombëtare që kanë vendosur të luajnë në Superligën e Kosovës.

Mbrojtësi shqiptar ndërtoi pjesën më të madhe të karrierës te Vorskla Poltava në Ukrainë, ku luajti për tetë vite dhe u bë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Në vitin 2016 iu bashkua Prishtinës, duke ardhur direkt nga Vorskla.

Ish-mbrojtësi i Shqipërisë ishte një nga figurat e njohura të futbollit shqiptar, me periudha të rëndësishme te Vorskla Poltava, Genvlerbirligi, Hoverla Uzhhorod dhe Sevastopol. Në vitin 2017 u rikthye në Kosovë për t’iu bashkuar Prishtinës, nga Flamurtari i Vlorës.

Një prej sulmuesve më të suksesshëm shqiptarë në futbollin australian, Berisha luajti për Brisbane Roar, Melbourne Victory dhe Western United, ndërsa pati edhe aventura në Gjermani, Angli dhe Japoni. Në shtator 2021 erdhi te Prishtina nga Western United, duke u rikthyer për herë të parë në futbollin kosovar.

Mesfushori kosovar ka luajtur në Gjermani, Danimarkë, Zvicër, Letoni dhe Poloni, me fanella si Mainz, Brondby, Sandhausen, Riga dhe Slask Wroclaw. Në shtator 2026 iu bashkua Dritës, duke ardhur nga Raja Casablanca pas aventurës së tij në Marok.

Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është formuar dhe afirmuar te PAOK-u, ndërsa ka luajtur edhe për Panathinaikos, Viktoria Plzez, Aris, Partizani i Tiranës, Panevezys dhe Kalamata. Në vitin 2024 iu bashkua Gjilanit, duke ardhur nga Kalamata.

Qendërmbrojtësi i Kosovës e ndërtoi karrierën kryesisht në Zvicër, ku luajti për Wohlen dhe Grasshoppers, ndërsa pati edhe eksperienca në Izrael me Bnei Sakhnin dhe Bnei Yehuda. Në gusht 2020 u transferua te Feronikeli, nga Bnei Yehuda.

Mbrojtësi shqiptar ka një karrierë të gjatë ndërkombëtare me Aris, Chornomorets Odesa, Skënderbeun, Astra Giurgiu dhe Tiranën, ndërsa ishte edhe reprezentues i Shqipërisë. Në verën e vitit 2021 erdhi te Prishtina, duke u larguar nga Tirana.

Mesfushori i Kosovës ka luajtur në Norvegji, Çeki, Turqi dhe Shqipëri, me klube si Odd, Sparta Praga, Slovan Liberec, Kasimpasa, Valerenga, Erzurumspor dhe Partizani. Në shkurt 2026 iu bashkua Feronikelit ’74, pasi më herët gjatë atij sezoni kishte qenë pjesë e Partizanit.

Ish-mesfushori i Kosovës zhvilloi pjesën më të madhe të karrierës në Suedi dhe Norvegji, ku luajti për Halmstads BK, Sandnes Ulf, AFC Eskilstuna, SJK dhe Orgryte. Në gusht 2017 u transferua te Prishtina, duke ardhur nga AFC Eskilstuna.

Mesfushori kosovar është formuar te FC Zurich dhe më pas luajti në Holandë me Vitesse, ndërsa ka përfaqësuar edhe Zvicrën në grupmoshat e reja. Në shkurt 2026 iu bashkua Ballkanit, duke ardhur pas ndërprerjes se kontratës me Vitesse.

Sulmuesi i Guinea-Bissau-së ka luajtur në disa vende, përfshirë Turqinë, Azerbajxhanin, Izraelin dhe Korenë e Jugut, me klube si Menemen, Zira, Hapoel Hadera dhe Seongnam. Në korrik 2025 u transferua te Prishtina e Re, pas aventurës së tij me Seongnam FC. Gomes ishte pjesë edhe e akademisë së Liverpoolit, tani luan te Liria e Prizrenit.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë ka një karrierë të nivelit të lartë në Francë dhe Spanjë, ku luajti për Lorient, Metz, Levante, Huesca dhe Leganes, ndërsa më pas vazhdoi në Greqi me Aris dhe Iraklis. Në tetor 2025 iu bashkua Prishtinës së Re, pas përfundimit të aventurës te Iraklis.

Mesfushori shqiptar i Kosovës ka luajtur për një periudhë të gjatë në Zvicër me Wil, Schaffhausen, St. Gallen, Grasshoppers dhe Winterthur, ndërsa në Shqipëri ishte pjesë e Kukësit dhe Partizanit. Në vitin 2025 iu bashkua Prishtinës, duke ardhur nga Partizani. Taipi tani luan te Feronikeli ’74.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka luajtur në Itali, Slloveni, Kroaci, Finlandë, Hungari dhe Rumani, me skuadra si Hajduk Split, Koper, Salernitana, Diosgyor dhe Chindia Targoviste. Në vitin 2024 iu bashkua Suharekës, pasi vinte nga kampionia e Shqipërisë, Egnatia.

Portieri shqiptar ka një karrierë të gjatë në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar, ku ka mbrojtur portën e Skënderbeut, Kukësit, Partizanit dhe Flamurtarit, ndërsa ka luajtur edhe në Kosovë. Iraklis, Olympiacos Volos, Odysseas Kordelio dhe Panserraiskos janë klubet që ai bëri karrierë. Te Gjilani u transferua nga Skënderbeu, duke sjellë me vete përvojën e fituar në garat evropiane dhe në futbollin shqiptar. Më vonë luajti edhe te Ballkani.

Lista e këtyre futbollistëve dëshmon se Superliga e Kosovës tashmë nuk është vetëm një destinacion për lojtarë që kërkojnë një aventurë të re, por edhe një kampionat ku po rikthehen apo po zbarkojnë emra me përvojë të konsiderueshme ndërkombëtare.