Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore para përballjes me Irlandën.
“Dardanët” për herë të parë e kanë kompletuar tërë grupin sepse të hënën munguan disa prej tyre sepse zhvilluan ndeshje nëpër klubet e tyre.
Atmosfera si zakonisht duket e mrekullueshme, me lojtarët që po japin më të mirën për ta bindur Franco Fodan, me objektivin për të siguruar minuta ndaj Irlandës.
Kombëtaren e Kosovës e presin katër sfida të vështira në Ligën e Kombeve, ku objektivi është për ta siguruar së paku vendin e dytë në grup, në mënyrë që të luajmë në play-off për ngjitjen në A, por më e rëndësishmja do të na siguronte vendin në vazon e dytë për shortin e Kampionatit Evropian 2026.
Përndryshe, Kosova do të zhvillojë edhe dy seanca stërvitore të mërkurën për të qenë sa më e përgatitur për përballjen me Irlandën.
Kujtojmë, sfida mes Kosovës dhe Irlandës do të nisë nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” të enjten mbrëma./Telegrafi/






