Shkarkohen 10 agjentë të FBI-së të përfshirë në hetimin ndaj Trumpit

Bota

<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824600-shkarkohen-10-agjente-te-fbi-se-te-perfshire-ne-hetimin-ndaj-trumpit.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="shkarkohen-10-agjente-te-fbi-se-te-perfshire-ne-hetimin-ndaj-trumpit" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824600-shkarkohen-10-agjente-te-fbi-se-te-perfshire-ne-hetimin-ndaj-trumpit.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="shkarkohen-10-agjente-te-fbi-se-te-perfshire-ne-hetimin-ndaj-trumpit"></p>Të paktën 10 punonjës të Federal Bureau of Investigation (FBI), të përfshirë në hetimin e ish-Këshilltarit Special Jack Smith ndaj presidentit amerikan Donald Trump, janë shkarkuar nga detyra, raportojnë mediat amerikane. Sipas raportimeve, largimet vijnë pas pretendimeve për mbledhjen e të dhënave telefonike të drejtorit aktual të FBI-së, Kash Patel, dhe Shefes së Stafit të</div>

Madhësia e shkronjave

Të paktën 10 punonjës të Federal Bureau of Investigation (FBI), të përfshirë në hetimin e ish-Këshilltarit Special Jack Smith ndaj presidentit amerikan Donald Trump, janë shkarkuar nga detyra, raportojnë mediat amerikane.
Sipas raportimeve, largimet vijnë pas pretendimeve për mbledhjen e të dhënave telefonike të drejtorit aktual të FBI-së, Kash Patel, dhe Shefes së Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, në periudhën kur ata nuk mbanin ende këto poste.
Pretendimet lidhen me hetimet për dokumentet e klasifikuara që Trump kishte marrë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, si dhe me çështjen mbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.  Jack Smith, i cili më herët ka shërbyer edhe si kryeprokuror në Dhomat e Specializuara në Hagë, njihet edhe për ngritjen e aktakuzave ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.