Rast i rëndë në Tiranë, 68-vjeçari vret gruan me thikë dhe arratiset

Nacionale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku burri ka vrarë gruan me thikë. Siç raporton Top Channel, ngjarja ka ndodhur në zonën e Zogut të Zi. 58-vjeçarja është dërguar drejt spitalit, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, autori 68-vjeçar, H.P mësohet se është arratisur nga vendngjarja dhe policia e […]

Madhësia e shkronjave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku burri ka vrarë gruan me thikë.

Siç raporton Top Channel, ngjarja ka ndodhur në zonën e Zogut të Zi.

58-vjeçarja është dërguar drejt spitalit, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, autori 68-vjeçar, H.P mësohet se është arratisur nga vendngjarja dhe policia e kë vënë në kërkim.

Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.