​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

Nacionale

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka ndarë 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori të ri për Burgun e Sigurisë së Lartë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ky investim synon të sigurojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike. “Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e mjeteve […]

Madhësia e shkronjave

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka ndarë 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori të ri për Burgun e Sigurisë së Lartë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ky investim synon të sigurojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike.

“Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore për financimin e furnizimit dhe instalimit të një gjeneratori në Burgun e Sigurisë së Lartë. Ministria e Financave paraqet kërkesën për ndarjen e 200 mijë eurove. Investimi synon të sigurojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe funksionim të qëndrueshëm të infrastrukturës dhe sistemeve të sigurisë në këtë institucion korrektues”, tha Kurti.

Ndërsa, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se mjetet do të merren nga Programi i Shpenzimeve të Paparashikuara, pra te rezervat.

“Mjetet në vlerë prej 200 mijë euro merren nga Programi i Shpenzimeve të Paparashikuara, pra te rezerva dhe ndahen në Ministrinë e Drejtësisë në kuadër të projektit kapital ‘shpenzimet emergjente’”, tha Murati. /Kp/