Pse Raphinha mbeti jashtë kandidatëve për ‘Topin e Artë’

Sport

Raphinha nuk është përfshirë në mesin e 30 kandidatëve për Topin e Artë 2026, pavarësisht se një vit më parë kishte përfunduar në vendin e pestë. Braziliani e mbylli sezonin 2025/26 me 21 gola dhe shtatë asistime në 33 ndeshje të La Ligës, por nuk arriti të përsëriste paraqitjet e jashtëzakonshme të sezonit paraprak. Në […]

Madhësia e shkronjave

Raphinha nuk është përfshirë në mesin e 30 kandidatëve për Topin e Artë 2026, pavarësisht se një vit më parë kishte përfunduar në vendin e pestë.

Braziliani e mbylli sezonin 2025/26 me 21 gola dhe shtatë asistime në 33 ndeshje të La Ligës, por nuk arriti të përsëriste paraqitjet e jashtëzakonshme të sezonit paraprak.

Në edicionin 2024/25, Raphinha realizoi 34 gola dhe 22 asistime në 57 paraqitje, duke ndihmuar Barcelonën të fitonte La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Kjo formë e kishte dërguar atë deri në vendin e pestë në garën për Topin e Artë.

Sezonin e kaluar, problemet fizike ndikuan në vazhdimësinë e tij, ndërsa Barcelona u eliminua nga Atletico Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Raphinha mungoi në ndeshjen e parë të kësaj përballjeje.

Edhe paraqitja me Brazilin në Botërorin 2026 ndikoi në vlerësimin e tij. Sulmuesi luajti vetëm në dy ndeshjet e para, pa shënuar, dhe më pas u largua për shkak të një dëmtimi muskulor. Brazili u eliminua në 1/8 e finales nga Norvegjia.

Ndërkohë, Lamine Yamal u përfshi në listën e kandidatëve, pas një Botërori të suksesshëm me Spanjën.

Mungesa e Raphinhas ka shkaktuar reagime edhe te Barcelona, me drejtorin sportiv Deco që e konsideroi të padrejtë përjashtimin e brazilianit dhe Pedrit.

Megjithatë, Raphinha ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri, duke shënuar tetë gola në pesë ndeshjet e para zyrtare, përfshirë edhe dy gola ndaj Feyenoordit në Ligën e Kampionëve.

Këto statistika nuk mund ta ndryshojnë nominimin për Topin e Artë 2026, por i japin brazilianit një mundësi të fortë për të rikthyer emrin e tij në garën për Topin e Artë 2027. /Telegrafi/