Protesta për Zvërnecin, Noizy reagon i irrituar: S’po e shet njeri Shqipërinë, jam pro investimit gjigant

Magazina

Reperi i njohur, Noizy, ka reaguar ashpër lidhur me protestën e zhvilluar në Zvërnec, duke shprehur qëndrimin e tij kundër tezave se Shqipëria po “shitet” përmes investimeve të huaja. Reagimi i tij është shoqëruar me gjuhë të fortë dhe më vonë është fshirë nga rrjetet sociale. Duke përdorur fjalë të rënda, reperi i është drejtuar […]

Madhësia e shkronjave

Reperi i njohur, Noizy, ka reaguar ashpër lidhur me protestën e zhvilluar në Zvërnec, duke shprehur qëndrimin e tij kundër tezave se Shqipëria po “shitet” përmes investimeve të huaja.

Reagimi i tij është shoqëruar me gjuhë të fortë dhe më vonë është fshirë nga rrjetet sociale.

Duke përdorur fjalë të rënda, reperi i është drejtuar ndjekësve duke i kërkuar të mos bëjnë “moralistët”, por të dalin në protestë nëse kërkojnë ndryshim.

Ai ka theksuar se nuk beson në pretendimet për “shitjen e Shqipërisë” dhe se nuk ka ndërmend të marrë pjesë në protesta të tilla.

Në deklaratën e tij, Noizy ka përmendur edhe praninë e investitorëve të huaj në Shqipëri, duke argumentuar se kjo nuk përbën rrezik për vendin.

Ai është shprehur gjithashtu se është plotësisht pro investimit të madh në Zvërnec, i cili sipas raportimeve kap vlerën e rreth 4 miliardë dollarëve.

“Nuk po e shet njeri Shqipërinë… rrini të qetë… unë njoh shumë polakë, rusë, grekë, gjermanë e austriakë që kanë blerë toka e prona në Durrës, ça do të thotë kjo? Kush ka prona atje dhe kujtime me atë vend, dilni në protestë. Unë nuk i besoj përrallat që po shitet Shqipëria te Izraeli, prandaj nuk dal në protestë e as s’kam për të dalë. Madje unë jam pro investimit gjigant për Shqipërinë”, ka shkruar Noizy.

Reagimi i tij ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, duke ndarë opinionet mes mbështetësve dhe kritikëve të tij. /Telegrafi/