Kylie Jenner është kritikuar ashpër për fluturimin e saj 17-minutësh me avion privat, me shumë njerëz që e quajnë veprimin e saj “vërtet të neveritshëm” në rrjetet sociale.
Faqja në Instagram “Shity should care about” e kritikoi Jenner për fluturimin nga Camarillo në Van Nuys, Kaliforni, i cili thuhet se kushtoi rreth 3,000 dollarë (rreth 2,600 euro).
Sipas informacioneve në dispozicion, aeroplai i saj u ul jo shumë larg vendit ku parkohet zakonisht.

Vendimi shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, dhe përdoruesit lanë komente të ashpra. “Kjo është vërtet e neveritshme,” shkroi një person. “Këta miliarderë nuk interesohen fare për planetin,” shtoi një përdorues tjetër.
Një komentues kritikoi të pasurit për mënyrën se si i shpenzojnë paratë për ta bërë jetën e tyre më të lehtë.
“Ata mendojnë se mund t’i përdorin paratë për të zgjidhur çdo shqetësim të vogël dhe të bëjnë çfarë të duan. Është e neveritshme. Përdorimi i aeroplanëve privatë duhet të rregullohet”, shkroi ai.
Një tjetër theksoi se e njëjta distancë mund të përshkohej me makinë pothuajse në të njëjtën kohë. “Tmerrshme. E njëjta distancë me makinë kërkon të njëjtën sasi kohe. Plotësisht e llastuar dhe e tepërt. Turp”, shkroi ai. Gjithashtu u shfaq një koment: “Ajo grua nuk ka pasur kurrë një punë të vërtetë dhe as nuk ka bërë asgjë në jetën e saj”.
Megjithatë, jo të gjithë e kritikuan Jenner-in. Disa përdorues kujtuan bllokimet e trafikut në Kaliforni. “Sinqerisht, ai udhëtim me makinë ndonjëherë zgjat 45 minuta, ndonjëherë tre orë”, shkroi një përdorues. Një tjetër komentoi shkurt: “Do të doja të kisha edhe unë një aeroplan privat”.
Jenner tregoi aeroplanin e saj privat prej 72 milionë dollarësh në qershor, ndërsa udhëtonte me miqtë në Ishujt Turks dhe Caicos. Ajo postoi një video në Instagram të vajzës së saj Stormi duke ecur në brendësi të avionit, i cili ishte i ndriçuar me drita neoni rozë.





