Produkti më i ri i Tesla-s nuk është veturë, por një biçikletë për fëmijë

Teknologji

Tesla ka zgjeruar koleksionin e saj gjithnjë në rritje të produkteve të stilit të jetesës me diçka që synon fansat e saj më të vegjël. Krijimi më i fundit i prodhuesit të veturave është një biçikletë për fëmijë, e cila nuk do të dalë në shitje deri më 31 korrik. Duke gjykuar nga historiku i […]

Madhësia e shkronjave

Tesla ka zgjeruar koleksionin e saj gjithnjë në rritje të produkteve të stilit të jetesës me diçka që synon fansat e saj më të vegjël.

Krijimi më i fundit i prodhuesit të veturave është një biçikletë për fëmijë, e cila nuk do të dalë në shitje deri më 31 korrik.

Duke gjykuar nga historiku i kompanisë, mund të mos qëndrojë në dispozicion gjatë.

Biçikleta është menduar për fëmijë të moshës dy deri në pesë vjeç.

Montimi është i nevojshëm, megjithëse Tesla thotë se të gjitha mjetet e nevojshme përfshihen në kuti.

Fëmijët janë menduar thjesht të mësojnë të mbajnë ekuilibrin në dy rrota, ndërkohë që kanë gjithmonë mundësinë të ulin këmbët për të ndaluar lëvizjen. /Telegrafi/