Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore për zhvillimin, stabilitetin dhe vizionin afatgjatë të Kryeqytetit.
Rama bëri të ditur se sot, në Odën e Kryeqytetit, ka pritur Anu Prattipati, Zëvendës-Shefe e Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë. Gjatë takimit, ajo i përcolli urimet për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Prishtinën dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm.
Sipas Ramës, ky partneritet shkon përtej bashkëpunimit institucional dhe përfaqëson një aleancë vlerash, të ndërtuar mbi demokracinë, besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e Prishtinës.
Postimi i plotë:
Bashkëpunimi i ngushtë dhe i qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit, stabilitetit dhe vizionit afatgjatë të Kryeqytetit. Sot, në Odën e Kryeqytetit, pata kënaqësinë të mirëpres Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, e cila më përcolli urimet për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Prishtinën dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm. Ky partneritet përfaqëson shumë më tepër sesa bashkëpunim institucional, ai është një aleancë vlerash, e ndërtuar mbi demokracinë, besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen.
Përparim Rama pret Prattipatin: Partneriteti me SHBA-në, shtyllë kyçe për zhvillimin e Prishtinës
<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806691-attachment-1024x683.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Përparim Rama pret Prattipatin: Partneriteti me SHBA-në, shtyllë kyçe për zhvillimin e Prishtinës" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="2048" height="1365" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806691-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Përparim Rama pret Prattipatin: Partneriteti me SHBA-në, shtyllë kyçe për zhvillimin e Prishtinës" loading="lazy"></p>Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore për zhvillimin, stabilitetin dhe vizionin afatgjatë të Kryeqytetit. Rama bëri të ditur se sot, në Odën e Kryeqytetit, ka pritur Anu Prattipati, Zëvendës-Shefe e Misionit në Ambasadën e</div>






