Përfundon rinumërimi i votave në tërë Kosovën

Nacionale

<div><div><img width="632" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/818197-perfundon-rinumerimi-i-votave-ne-tere-kosoven.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="perfundon-rinumerimi-i-votave-ne-tere-kosoven" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="632" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/818197-perfundon-rinumerimi-i-votave-ne-tere-kosoven.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="perfundon-rinumerimi-i-votave-ne-tere-kosoven" loading="lazy"></p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të 2,557 vendvotimeve, në të cilat, më 28 dhjetor 2025 është zhvilluar procesi i votimit. Sipas vendimit të parë të KQZ-së, më 13 janar 2026, në 10 komuna ishte planifikuar të rinumëroheshin 100% të vendvotimeve</div>

Madhësia e shkronjave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të 2,557 vendvotimeve, në të cilat, më 28 dhjetor 2025 është zhvilluar procesi i votimit.
Sipas vendimit të parë të KQZ-së, më 13 janar 2026, në 10 komuna ishte planifikuar të rinumëroheshin 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, vetëm nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).
Pas vendimit të dytë të KQZ-së, më 19 janar 2026, në proces të rinumërimit u përfshinë edhe vendvotimet tjera të këtyre komunave.
KQZ mori këto vendime për rinumërim me qëllim të të garantimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe për të siguruar që vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistrohet dhe të reflektohet në mënyrë të saktë, ashtu siç është shprehur prej tyre në fletëvotime.