Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin kryesor në Sundance

Nacionale

<div><div><img width="577" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/818199-kurti-uron-shqiptaret-e-shame-and-money-qe-fituan-cmimin-kryesor-ne-sundance.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kurti-uron-shqiptaret-e-“shame-and-money”-qe-fituan-cmimin-kryesor-ne-sundance" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="577" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/818199-kurti-uron-shqiptaret-e-shame-and-money-qe-fituan-cmimin-kryesor-ne-sundance.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kurti-uron-shqiptaret-e-“shame-and-money”-qe-fituan-cmimin-kryesor-ne-sundance"></p>Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar ekipin shqiptar me në krye Visar Morinën që fituan çmimin kryesor në Sundance Film Festival. Filmi “Shame and Money”, nën regjinë e Morinës, sot mori Çmimin e Madh të Jurisë, për çka Kurti rezervoi fjalë të mira. “Ky vit nisi edhe më mirë se mbarë për kinematografinë tonë.</div>

Madhësia e shkronjave

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar ekipin shqiptar me në krye Visar Morinën që fituan çmimin kryesor në Sundance Film Festival.
Filmi “Shame and Money”, nën regjinë e Morinës, sot mori Çmimin e Madh të Jurisë, për çka Kurti rezervoi fjalë të mira.
“Ky vit nisi edhe më mirë se mbarë për kinematografinë tonë. Filmi ‘Shame and Money’ (Shabani dhe Hatixhja) i regjisorit Visar Morina ka fituar Çmimin e madh të Jurisë, Seksioni Ndërkombëtar-Dramë (World Cinema Grand Jury Prize: Dramatic) në Sundance Film Festival”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Ky është çmimi më prestigjioz për filmat ndërkombëtarë në festivalin më të njohur në botë për kinemanë e pavarur”.
“Filmat ‘Babai’ dhe ‘Exil’ të Visar Morinës i kam parë. Mezi pres ta shoh edhe këtë të tretin. Urimet më të përzemërta ekipit realizues!” ka vijuar ai.