Pas problemeve me shëndetin, Musiala rikthehet titullar dhe shënon menjëherë për Bayern Munich

Sport

Jamal Musiala ka bërë rikthimin e shumëpritur në formacionin startues të Bayern Munichut, duke e festuar këtë me gol në përballjen ndaj Bodo/Glimt. Ai kishte probleme gjatë verës, ku në dy ndeshje miqësore pësoi kolaps, duke u rrëzuar në fushë. Ylli gjerman e gjeti rrjetën në minutën e 47-të, vetëm pak sekonda pas nisjes së […]

Madhësia e shkronjave

Jamal Musiala ka bërë rikthimin e shumëpritur në formacionin startues të Bayern Munichut, duke e festuar këtë me gol në përballjen ndaj Bodo/Glimt.

Ai kishte probleme gjatë verës, ku në dy ndeshje miqësore pësoi kolaps, duke u rrëzuar në fushë.

Ylli gjerman e gjeti rrjetën në minutën e 47-të, vetëm pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë. Topi përfundoi në këmbët e Musialas jashtë zonës, ndërsa ai nuk u mendua dy herë dhe lëshoi një goditje fantastike.

Goditja e tij përfundoi në cepin e majtë të portës, duke e lënë portierin Julian Lund pa mundësi reagimi dhe duke i dhënë Bayern Munichut epërsinë 1-0.

Për Musialan, ky është një moment i veçantë, pasi rikthimi në 11-shen startuese vjen pas mungesës së tij, ndërsa menjëherë tregoi se mbetet një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës bavareze. /Telegrafi/