Kylian Mbappe e thotë sërish: Jam favorit për Topin e Artë, askush s’ka pasur sezon më të mirë

Sport

Kylian Mbappe vazhdon ta rrisë kandidaturën e tij për të fituar Topin e Artë, me ceremoninë e këtij viti që po afrohet. Sulmuesi francez, në një intervistë të fundit për mediumin francez L’Equipe, deklaroi se beson se pati sezonin më të mirë individual në Evropë dhe se askush nuk performoi më mirë se ai. “Nuk […]

Madhësia e shkronjave

Kylian Mbappe vazhdon ta rrisë kandidaturën e tij për të fituar Topin e Artë, me ceremoninë e këtij viti që po afrohet.

Sulmuesi francez, në një intervistë të fundit për mediumin francez L’Equipe, deklaroi se beson se pati sezonin më të mirë individual në Evropë dhe se askush nuk performoi më mirë se ai.

“Nuk ka asnjë lojtar që pati një sezon më të mirë se unë. Për Topin e Artë, këtë vit kam një mundësi të madhe”.

Francezi më pas ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si janë përcaktuar fituesit e Topit të Artë në të kaluarën, duke theksuar se votat jo gjithmonë kanë shkuar për lojtarin më të mirë në botë.

“Ka pasur raste me Topin e Artë kur votat i janë dhënë lojtarit më të mirë të skuadrës më të mirë, jo domosdoshmërisht lojtarit më të mirë në botë”.

Mbappe u pyet gjithashtu nëse mund ta imagjinonte përfundimin e karrierës pa fituar trofeun e Ligës së Kampionëve dhe Topin e Artë.

“Po. Trofetë fitohen në fushë. Epo, Topi i Artë gjithashtu varet nga votat.”

“Por para se të shikojmë dhjetë vjet përpara, duhet të shikojmë se çfarë po ndodh tani”,.

Francezi pati një sezon individual të jashtëzakonshëm me Real Madridin, duke përfunduar golashënuesi më i mirë si në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe në La Liga.

Megjithatë, gara për Topin e Artë pritet të jetë e fortë. Lamine Yamal i Barcelonës fitoi Kupën e Botës dhe La Ligën, ndërsa Rodri u shpall lojtari më i mirë i Kupës së Botës me Spanjën. Në garë është edhe Harry Kane, i cili shënoi 60 gola me Bayern Munichun dhe fitoi Bundesligën./Telegrafi/