Fiorentina ka regjistruar fitore të madhe në udhëtim te Venezia, sfidë ku shkëlqeu i huazuari nga Real Madridi, Franco Mastantuono.
Mastantuono ka qenë shumë i kritikuar për paraqitjet e para me klubin italian, megjithatë ishte i shkëlqyer me het-trik në fitoren 2-4.
Fillimisht, dribloi për mrekulli dhe me një goditje të fortë u përkujdes për ta barazuar rezultatin (29’), ndërsa një minutë më vonë e përmbysi epërsinë (30’).
Ndërsa, “qershia mbi tortë” ishte goli i tretë, ku u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer për ta vulosur fitoren (84’).
Fiorentina me këtë fitore merr pikët e para në Serie A, ndërsa Venezia mbetet pa pikë.
Përndryshe, trajneri i vendasve nuk e futi fare në lojë Albion Rrahmanin, duke e lënë në stol./Telegrafi/






