Operacioni “fshesa” te Real Madridi – këta janë nëntë lojtarët që Mourinho nuk i do në ekip

Sport

Raportohet se deri në nëntë lojtarë të Real Madridit pritet të largohen këtë verë, teksa trajneri i mundshëm i ardhshëm, Jose Mourinho, synon ta rindërtojë skuadrën pas një sezoni tejet të dobët 2025/26. Pavarësisht se trajneri Alvaro Arbeloa vazhdon të jetë në detyrë, duket se ditët e ish-mbrojtësit të djathtë të Real Madridit në krye […]

Madhësia e shkronjave

Raportohet se deri në nëntë lojtarë të Real Madridit pritet të largohen këtë verë, teksa trajneri i mundshëm i ardhshëm, Jose Mourinho, synon ta rindërtojë skuadrën pas një sezoni tejet të dobët 2025/26.

Pavarësisht se trajneri Alvaro Arbeloa vazhdon të jetë në detyrë, duket se ditët e ish-mbrojtësit të djathtë të Real Madridit në krye të ekipit janë të numëruara, pasi “Los Blancos” nuk arritën të fitojnë një trofe madhor për sezonin e dytë radhazi.

Java e kaluar ishte padyshim për t’u harruar për Florentino Perezin me bashkëpunëtorët e tij, me Fede Valverden që u dërgua në spital për trajtim të një çarjeje në kokë pas një përplasjeje me bashkëlojtarin Aurelien Tchouameni. Dëmtimi i uruguaianit bëri që ai ta humbasë El Clasicon ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, ndeshje që e kurorëzoi skuadrën katalanase kampione, me edhe tri ndeshje të mbetura në La Liga.

Sipas raportimeve të mediumit spanjoll ABC, skuadra e Realit mund të duket krejt ndryshe në momentin kur Mourinho të merr drejtimin e klubit.

Mediumi pretendon se deri në nëntë lojtarë do të shiten, do të huazohen ose do të largohen si lojtarë të lirë pas përfundimit të sezonit aktual.

Mbrojtësit me përvojë David Alaba dhe Dani Carvajal pritet të largohen pas skadimit të kontratave të tyre këtë verë, ndërsa mesfushori Dani Ceballos shihet si i panevojshëm dhe ka gjasa të largohet.

Talenti argjentinas Franco Mastantuono, i cili erdhi nga River Plate në vitin 2025, pritet të dërgohet në huazim, ndërsa Reali po ashtu është i interesuar të përfitojë financiarisht nga Eduardo Camavinga, Raul Asencio, Gonzalo Garcia dhe Fran Garcia.

Edhe portieri rezervë Andriy Lunin mund të largohet, nëse për të vjen oferta e duhur për reprezentuesin ukrainas.

Mourinho dëshiron gjithashtu të sjellë stafin e tij, megjithëse Reali ka gjasa t’i caktojë edhe një ndihmëstrajner nga brenda klubit./Telegrafi/