Të enjten në Shqipëri do të mbajë mot i kthjellët, por nuk do të mungojnë dhe vranësirat të pakta deri mesatare më të theksuara në lindje e juglindje kryesisht në orët e mesditës.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 24 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 34 deri në 37 gradë.

Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim -jug me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonat luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri ne 15m/s
Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/





