Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës sërish janë mbledhur sot në orët e mëngjesit para Qeverisë së Kosovës.
Ata po kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në aksionin e së enjtes të pranishëm janë edhe deputetë të Aleancës, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Albana Bytyçi.
“Edhe sot, bashkë me asamblistë dhe drejtorë nga Komuna e Vushtrrisë, jemi para Qeverisë me një kërkesë të qartë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesat e qytetarëve për kalkulimet e tua individuale dhe partiake.
Të presim sot, në orën 11:00, në Kuvend”, thonë nga PDK-ja.
Aksioni i PDK-së po vazhdon që disa ditë, gjersa po kërkojnë nga kryeministri në detyrë Albin Kurti të jetë në Kuvend dhe të thirret seanca konstituive. /Telegrafi/





