Jose Mourinho ka përjashtuar mundësinë që Real Madridi të tentojë transferimin e yllit të Barcelonës, Lamine Yamal.
Trajneri portugez, i rikthyer këtë verë në stolin e “Los Blancos”, u pyet në lidhje me mundësinë e transferimit të talentit të La Masias, por përgjigjja e tij ishte e prerë. Mourinho e vlerësoi lart Yamalin, por theksoi se skuadra që ka në dispozicion në “Santiago Bernabeu” është e kompletuar.
“Do ta transferoja Lamine Yamalin te Real Madridi? Jo. Është një lojtar i madh, por ne kemi një skuadër të shkëlqyer”, deklaroi Mourinho.
Kjo deklaratë e trajnerit portugez vjen mes spekulimeve të ndryshme në mediat ndërkombëtare për një interesim të mundshëm të Real Madridit për yllin e Barcelonës.
Mourinho, megjithatë, duket se është plotësisht i kënaqur me repartin ofensiv që ka në dispozicion dhe beson se skuadra e tij ka potencialin për të luftuar për objektivat madhorë në sezonin e ri.
Përndryshe, Reali do ta nisë sezonin e La Ligas këtë vikend si mysafir i Espanyolit./Telegrafi/






