Mohamed Salah te Trabzonspor – marrëveshje dyvjeçare dhe pagë prej 17 milionë eurosh

Sport

Mohamed Salah është shumë pranë një transferimi të bujshëm te Trabzonspor, pasi klubi turk ka avancuar ndjeshëm në negociatat me sulmuesin egjiptian dhe përfaqësuesit e tij, madje sipas gazetarit turk Yagiz Sabuncuoglu, gjithçka është mbyllur. Sipas raportimeve nga mediat turke, Trabzonspori ka zhvilluar takim me agjentin e Salahut dhe ka paraqitur ofertën zyrtare për yllin […]

Madhësia e shkronjave

Mohamed Salah është shumë pranë një transferimi të bujshëm te Trabzonspor, pasi klubi turk ka avancuar ndjeshëm në negociatat me sulmuesin egjiptian dhe përfaqësuesit e tij, madje sipas gazetarit turk Yagiz Sabuncuoglu, gjithçka është mbyllur.

Sipas raportimeve nga mediat turke, Trabzonspori ka zhvilluar takim me agjentin e Salahut dhe ka paraqitur ofertën zyrtare për yllin egjiptian.

Oferta e klubit turk përfshin një kontratë dyvjeçare, ndërsa Salah do të përfitojë një pagë prej rreth 17 milionë eurosh për këtë periudhë.

Gazetari turk Yagiz Sabuncuoglu ka raportuar se palët kanë arritur marrëveshje dhe se tashmë kanë mbetur vetëm detajet përfundimtare para zyrtarizimit të transferimit.

Sipas raportimeve, Mohamed Salah pritet të udhëtojë drejt Stambollit të mërkurën në orën 12:00, ku do të kryejë hapat e fundit për të kompletuar kalimin te Trabzonspor.

Një nga pikat kryesore të negociatave ishte edhe një klauzolë speciale në kontratë, e cila lidhet me të ardhurat nga produktet me emrin e tij. Salah kërkoi një përqindje nga shitjet e produkteve që mbajnë markën e tij, ndërsa Trabzonspori raportohet se ka pranuar këtë kërkesë.

Kjo pikë kishte penguar më herët transferimin e tij te Besiktasi, edhe pse shumica e kushteve të marrëveshjes ishin arritur.

Nëse transferimi finalizohet, Trabzonspori do të bëhet klubi i shtatë në karrierën e Salahut. Ai më parë ka luajtur për Arab Contractors, Basel, Fiorentina, Roma, Chelsea dhe Liverpool. /Telegrafi/