Messi shpërthen me dy gola dhe një asistim, Inter Miami merr fitore në ndeshjen e tetë golave

Sport

Lionel Messi ishte sërish vendimtar për Inter Miamin në fitoren spektakolare 5-3 ndaj Cincinnati, duke regjistruar dy gola dhe një asist. Ndeshja u kthye në një triller të vërtetë në minutat e fundit, pasi Miami përmbysi rezultatin pas minutës së 79-të. Messi hapi rezultatin në minutën e 24-të pas një devijimi nga mbrojtësi Matt Miazga, […]

Madhësia e shkronjave

Lionel Messi ishte sërish vendimtar për Inter Miamin në fitoren spektakolare 5-3 ndaj Cincinnati, duke regjistruar dy gola dhe një asist.

Ndeshja u kthye në një triller të vërtetë në minutat e fundit, pasi Miami përmbysi rezultatin pas minutës së 79-të.

Messi hapi rezultatin në minutën e 24-të pas një devijimi nga mbrojtësi Matt Miazga, ndërsa Kevin Denkey barazoi me penallti para pushimit.

Në pjesën e dytë, Pavel Bucha dhe Evander i dhanë avantazh Cincinnati-t, por Messi reagoi menjëherë me golin e tij të dytë pas asistit të Luis Suárez.

Kur dukej se Cincinnati po kontrollonte ndeshjen, zëvendësuesi Mateo Silvetti barazoi në 3-3 në minutën e 79-të. Vetëm pesë minuta më vonë, German Berterame realizoi golin vendimtar për 4-3, ndërsa goli i pestë i Miami-t u regjistrua si autogol i portierit Roman Celentano pas goditjes së Messit.

Kjo ishte ndeshja e 21-të me shumë gola në MLS për Messin që nga debutimi i tij në vitin 2023 — rekord absolut në ligë. Me 12 gola këtë sezon, ai vazhdon të jetë ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit.

Trajneri i Miamit, Guillermo Hoyos, e vlerësoi paraqitjen e Messit dhe veteranëve të tjerë.

“Messi, Rodrigo De Paul dhe Luis Suárez e ngrenë MLS-në në një nivel tjetër. Ajo që bënë sot ishte brilante”, tha Hoyos.

Humbja ishte historike edhe për Cincinnatin, sepse ishte hera e parë në 64 ndeshje nën trajnerin Pat Noonan që skuadra humbi pasi kishte epërsi pas minutës së 75-të. /Telegrafi/