“Meshkujt me sugar mama”, Kaderi i bën ‘diss’ ish-të dashurit Lumbardhit pak ditë pasi u zbulua si ai është në lidhje me një milionere më të madhe në moshë

Magazina

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj, ka nxitur diskutime në rrjetet sociale pas një videoje të publikuar së fundmi në Instagram, ku ka ngritur një pyetje lidhur me meshkujt që krijojnë lidhje me gra më të mëdha në moshë dhe me gjendje të mirë ekonomike, të njohura si “sugar mommies”. Në videon e […]

Madhësia e shkronjave

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj, ka nxitur diskutime në rrjetet sociale pas një videoje të publikuar së fundmi në Instagram, ku ka ngritur një pyetje lidhur me meshkujt që krijojnë lidhje me gra më të mëdha në moshë dhe me gjendje të mirë ekonomike, të njohura si “sugar mommies”.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Kaderi shprehet se është kurioze të dijë se si ndihen meshkujt që zgjedhin marrëdhënie të tilla.

“M’mbyt kurioziteti me ditë për ato meshkuj që shkojnë me sugar mommy qysh ndihen… Se ju meshkujt çdo herë flisni veç për femra, e kësaj here unë po flas për juve… Thjesht jom kurioze me ditë qysh m’ju thirrë juve që shkoni me sugar mommye?”, dëgjohet duke thënë ajo.

Postimi ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të momentit në të cilin është publikuar. Vetëm pak ditë më parë, emisioni “Prive By LS” raportoi se ish-partneri i Kaderit, Lumbardh Salihu, është në një lidhje të re me një milionere austriake, e cila, sipas këtij raportimi, është 17 vjet më e madhe se ai.

Kjo ka bërë që ndjekësit të nisin menjëherë të bëjnë lidhjen mes dy ngjarjeve, duke ngritur pikëpyetje nëse deklarata e Kaderit ishte thjesht një pyetje e rastësishme apo një mesazh indirekt për ish-partnerin e saj.

Megjithatë, Kaderi nuk ka përmendur asnjë emër në videon e saj dhe nuk ka bërë të ditur nëse postimi lidhet apo jo me raportimet e fundit për jetën sentimentale të Lumbardhit.

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu ishin ndër çiftet më të komentuara të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ndërsa marrëdhënia e tyre vazhdoi edhe pas përfundimit të formatit, para se dyshja të ndante rrugët. /Telegrafi/